CIA: Maqedonia ka probleme vetëm me Greqinë, çështjet e tjera janë joserioze

CIA thotë se Maqedonia ka vetëm një çështje të hapur politike por shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj, atë të emrit me Greqinë duke mos i konsideruar si problem serioze çështjet tjera me vendet fqinje dhe raportet mes bashkësive brenda shtetit.
“Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA.
Nuk përmendet asnjë problem me Shqipërinë, e cila ndër të parat ka pranuar Pavarësinë e Maqedonisë, lejon udhëtimin me letërnjoftime (e dyanshme), por ende i drejtohet me referencën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, pikërisht për shkak të problemit ekzistues me Greqinë.
S.S
Add new comment