Isaraj: "Nishani u nis për komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së"

Postuar në 16 Gusht, 2014 04:41

Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj duke komentuar kthimin e tre ligjeve të miratuara në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani, thotë se presidenti është kthyer në “kapter të PD-së”.

“Vazhdon prapë i njëjtë, urdhri absurd i “Njëshit”, që u nis për komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së. Presidenti ka fuqinë e vetos, që do të thotë se ai mund të ndalojë legjislacionin e miratuar të bëhet ligj”, ka komentuar ish-deputeti i PS-së.

“Fuqia e vetos presidenciale është vetëm një nga ndarjet e shumta të pushtetit, ose e “kontrollit dhe balancimit” të qeverisjes. Por.., kjo ndodh në Shtetet e Bashkuara dhe jo në Shqipërinë parlamentare.”

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.