PS-ja kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar bashkie. Shkak formal, leja për një pallat 20 kate në parkun e kryeqytetit

Partia Socialiste ka dalë sot me një kërkesë disi të pazakonshme teksa i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që të dorëhiqet. Kërkesën e ka bërë publike një zyrtar i nivelit të dytë në PS, sekretari për Çështjet Ekonomike, Ervin Bushati, i cili ka nxjerrë si shkak dhënien nga Basha, të një lejeje ndërtimi për në pallat 20 kate në parkun e kryeqytetit . “Ky është një monument skandaloz talljeje ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët në ato ditë mendonin më shumë për parqet dhe jo për këto vepra. Në këto tre vite Basha nuk ka lënë asnjë gjurmë pune në qytetin e Tiranës dhe e vetmja gjë me të cilën është marrë ka qenë lulëzimi i degëve të PD-së dhe jo mirëqenia e qytetarëve të Tiranës. Pikërisht, sot ne denoncojmë dhe kërkojmë dorëheqjen e z. Basha si kryetar bashkie për të mbajtur fjalët që ka dhënë, për ato që bëri ‘be e rrufe’ se nuk do të merrej me politikë, por do të ishte një kryetar bashkie që do merrej vetëm me punët e Tiranës”, u shpreh Bushati. Që Basha nuk ka lënë asnjë gjurmë, kjo është një e vërtetë që duket, por kërkesa e PS-së gjithësesi është e përligjur politikisht vetëm nëse e inkuadron atë në një llojë loje përgatitore për zgjedhjet e ardhshme lokale.
s.z
Comments
"Që Basha nuk ka lënë asnjë
<p>"Që Basha nuk ka lënë asnjë gjurmë, kjo është një e vërtetë që duket, por kërkesa e PS-së gjithësesi është e përligjur politikisht vetëm nëse e inkuadron atë në një llojë loje përgatitore për zgjedhjet e ardhshme lokale"-o i shumedituri gazetar, per çfare e ke nisur lajmin, dhe per çfare e ke bitisur, vajmedet! E ke nisur me nje pallat te madh qe do ndertohet diku nga dikush, dhe e ke sosur me ate se çfare do behet ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Po per pallatin qe do pushtoje edhe nje hapesire tjeter publike, a ke ndonje gje per te thene, apo gjithe çka te intereson eshte kush i fiton zgjedhjet e ardhshme? Jeni verbuar nga dikotomia Rama-Berisha, nuk ju bejne me drite syte...</p>
Si vajti puna e Tirana Rocks
<p>Si vajti puna e Tirana Rocks o cunat e rilindjes?</p>
Add new comment