Rasti "Foley" zbulon se ka patur misione për shpëtimin e pengjeve. BBC-ja paralajmëron zbulimin e ekzekutorit përmes analizës së zërit

Ekzekutimi i gazetarit amerikan James Foley nga një militant i grupit ISIS, ka nxitur reagime në SHBA. Me këtë rast, përfaqësues të qeverisë kanë bërë me dije, se njësi të specializuara të ushtrisë amerikane kanë tentuar të lirojnë pengje të shumta që ndodhen në duar të ISIS, përfshirë edhe Foley, por kanë dështuar, për shkak se pengjet nuk janë gjetur asnjëherë në vendndodhjen e parashikuar. Madje ka patur raste të përfshirjes së trupave amerikane në luftime me militantë në ISIS, por deri më tani nuk janë regjistruar të vrarë. Ndërkohë BBC-ja bën me dije se ka nisur puna për identifikimin e ekzekutorit të Foleyt dhe për këtë po shfrytëzohn baza e të dhënave të MI5, aton të Njësisë së Kundër-Terrorizmit. Ideja fillestare është që militanti në fjalë është nga Londra ose nga Juglindja e Anglisë dhe besohet se bën pjesë në atë grup të vogël britanikësh që mbikëqyrin pengjet perëndimore. BBC-ja shton se analiza e zërit të tij ka shumë gjasa të zbulojë identitetin e vërtetë.
http://www.bbc.com/news/world-middle-east-28875827
s.z
Add new comment