Nishani sulmon Ramën në forumin e Alpbach-ut: Qeveria ka mungesë tolerance e konsensusi

Postuar në 25 Gusht, 2014 14:53

Me një gjuhë aspak “presidenciale” ka folur kreu i shtetit Bujar Nishani në Forumin Europian Alpbach të mbajtur në Austri, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë përplasjeve më të fundit të qeverisë me presidencën. Nishani i quajti këto përplasje “rrjedhoja të një mentaliteti të shkuar, të karakterizuar nga mungesa e tolerancës dhe e konsensusit dhe e premtimeve të ndryshme në opozitë nga ato faktet në qeverisje”. Sipas Nishani, ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. “Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave”. Ka reaguar pas kësaj fjale deputeti socialist Erion Braçe në rrjetin fb. “Turp e faqja e zezë! – shkruan Braçe – Nishani është i pari President në 23 vjet, që sulmon Qeverinë e vendit të tij jashtë vendit!”.

 

a.k

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Po pse ja paskan marre kaq per keq Jarit.</p><p>Kjo qe ka thene i shkon pike per pike asaj qe ka bere dhe ben Saliu me PD, madje ne dy cikle te plota: opozite(1991)-qeveri(&#39;92-&#39;97)-opozite(&#39;97-2005)-qeveri(2005-2013)-opozite(2013-nuk dihet deri kur).</p>

Submitted by Ndoni (not verified) on

<p>Qe eshte i rjedhur kjo dihet, por qe te jete ne kete fare feja, e pabesueshme per nje &quot;personalitet&quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.