Kledi Kadiu refuzon kovën me akull mbi kokë dhe bën një “Ice Bucket Challenge” shembullore

Postuar në 24 Gusht, 2014 04:46

Kohët e fundit kemi parë me dhjetëra personazhe publike nga arti e politika të hedhin kova me akull mbi kokë (shpeshherë edhe me ujë) që sfidojnë “homologë” të tyre të bëjnë të njëjtin veprim. Ky veprim lidhet me një kauzë për mbledhje fondesh, në mbështetje e një organizate amerikane jo fitimprurëse për të luftuar sklerozën laterale amiotrofike (SLA) që godet të rinj. Shumë personazhe kanë publikuar video duke i hedhur vetes herë kova me akull e herë kova me ujë, por shumë pak prej tyre kanë dhënë detaje nëse kanë derdhur edhe kontribut financiar apo jo. Pjesë e kësaj fushate janë bërë edhe mjaft personazhe publike shqiptare.

Por ditët e fundit, ka spikatur një video e postuar nga balerini shqiptar Kledi Kadiu i cili njihet edhe për aktivizmin e tij social. Ndryshe nga personazhet e njohura, Kadiu ka dalë “kundër rrymës” duke marrë mbështetje dhe vlerësime të shumta nga “të panjohurit” e rrjeteve sociale. “Nëse prisni që të hedh ujin e ngrirë në kokë, kjo nuk do të ndodhë. Do të bëj diçka me më shumë vlerë konkrete” thotë Kadiu në videon e tij, duke sfiduar të gjithë që të veprojnë si ai në mënyrë që qëllimi i fushatës të mos jetë “popullariteti” i personazheve që hedhin kovat me akull apo ujë mbi kokë por mbledhja e fondeve për kauzën fisnike.

Shiko videon e Kledi Kadiut: https://www.youtube.com/watch?v=eVË6QVkIcqM

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.