Kina prezanton brenda vitit sistemin e vet operativ. Për dy vjet parashikohet zëvendësimi i sistemeve aktuale, Google dhe Microsoft

Postuar në 27 Gusht, 2014 04:28

Kina ka bërë të ditur se ka ndërmend, dhe ka nisur punën madje, për të ndërtuar sistemin e vet operativ, të cilin do ta prezantojë në muajit tetor të këtij viti. “Xinhua”, agjencia shtetërore e lajmeve shkruan  se përgjimëet e SHBA dhe monopoli i Microsoftit, kanë çuar në idenë e “shkëputjes” së Kinës nga kjo varësi dhe me këtë rast sistemi i ri operativ për PC do të jetë gati në tetor. Sipas Xinhua-së, zëvendësimi i sistemit operativ brenda Kinës do të ndodhë dy vjet. Kina ka edhe arsye ekonomike për të bërë këtë zëvendësim, pasi edhe për rastin e Google, është ngritur shqetësimi se ky i fundit ushtron shumë kontroll në industrinë e smartphone-ve, pikërisht përmes sistemit operativ që përdoret për telefonat Android.

http://en.ria.ru/society/20140825/192333372/China-to-Replace-Google-Micr...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.