Përfaqësuesi i ri i FMN-së në Tiranë: “Vjedhja në BSH, incident i rëndë. U takon autoriteteve shqiptare të trajtojnë çështjen në zbatim të ligjit”

Postuar në 29 Gusht, 2014 07:59

Revista “Monitor” i ka marrë një intervistë përfaqësuesit të  ri të përhershëm të FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, i cili ndër të tjera ka folur edhe për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. “Ky është një incident i rëndë. Ne jemi informuar se Banka e Shqipërisë dhe agjenci të tjera vendase janë duke marrë masa për t’i shkuar deri në fund zbulimit të asaj që ka ndodhur. Është e rëndësishme që të lejohet që hetimet aktuale të bëjnë punën e tyre. Kur faktet të jenë të njohura — dhe gjithnjë nëse ka implikime për Bankën e Shqipërisë, drejtuesit e saj dhe bordin – është çështje e autoriteteve shqiptare që ta trajtojnë në zbatim të plotë të ligjit.  Ligji i Bankës së Shqipërisë i ka shërbyer vendit mirë duke siguruar që BSH të marrë vendime profesionale lidhur me menaxhimin makroekonomik dhe të stabilitetit financiar, përfshirë këtu gjatë periudhës së vështirë të krizës globale të vitit 2008 dhe më vonë kur sistemi bankar ishte i ekspozuar ndaj presioneve të jashtme. Në të njëjtën kohë, veprime që e forcojnë më tej ligjin e bankës qendrore në raport me mandatin e saj kryesor dhe veprimtarinë operacionale, duke ruajtur pavarësinë e bankës qendrore, do të ishin të mirëpritura”, ka thënë ai. Kështu Reinke ka deklaruar zyrtarisht se përgjegjësitë i nxjerrin autoritetet shqiptare, pra nuk ndikohet në këtë drejtim asgjë nga ndërhyrja e partnerëve.

http://www.shqiptarja.com/Ekonomi/2733/--39-thesari--39--fmn-incident-i-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.