Kryeministri serb premton libra në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të luginës së Preshevës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nxënësit shqiptarë në luginën e Preshevës, do të kenë librat në gjuhën shqipe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Kjo raportohet nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë që përcjell gjithashtu lajmin se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë paralajmëruar, ditën e parë të vitit të ri shkollor, do të pezullojnë mësimin nga ora 10 deri në orën 12, pikërisht për shkak të mungesës së librave në gjuhën amtare. Kjo deklartë e Vuçiç, bëhet një muaj e gjysmë përpara vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd.
http://www.oranews.tv/rajoni/vucic-nxenesit-shqiptare-te-presheves-do-te...
L.V
Add new comment