"A1 Report": Rama u konfirmon deputetëve se s’do të ketë ndryshime të tjera në qeveri

Postuar në 31 Gusht, 2014 10:19

Edi Rama, kryeministri i vendit, jep fund aludimeve të fundit se muaji shtator do të sjellë riformatim të qeverisë së tij. Kjo është ajo që raporton televizioni “A1 Report”, sipas të cilit, kreu u ekzekutivit e ka thënë prerë këtë përpara ministrave dhe deputetëve të PS, se nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse dikush prej tyre do të përfshihet në ndonjë skandal të mundshëm. Deklarimi i Ramës, sipas televizionit, është bërë brenda mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste i zhvilluar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/qeveria-rama-s--39-ka-ndryshime-ministrat-hiqen-n--rast-skandali-236131.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.