“Kathimerini”: Anastasi në qendër të sulmeve. Qëllimi është që të ç'ekuilibrohet harmonia fetare

“Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas ndodhet në zemër të një 'lufte' të pistë, të motivuar nga qarqet ekstreme nacionaliste dhe islamike, me ndihmën e shërbimeve sekrete në Shqipëri”, kështu shkruan në një editorial për Shqipërinë gazeta greke “Kathimerini” nën autorësinë e gazetarit Stavros Ximas. Ky I fundit shkruan se qëllimi I sulmeve ndaj Janullatos është cenimi I harmonisë fetare në Shqipëri. “Objektivi i sulmeve ndaj kryepeshkopit është çekuilibrimi i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, me të cilën Shqipëria mburret në familjen evropiane e sotme. Që nga dita që vuri këmbën në kishën ortodokse të shkretuar nga regjimi i Enve Hoxhës, ai nisi punën titanike të ringritjes së saj, duke mbajtur dhe ruajtur ekuilibrat fetarë. Fjalët publike të kryepeshkopit Anastas edhe në orët më të vështira të marrëdhënieve greko-shqiptare, janë fjalë pajtuese dhe nuk numërohen raste që ai u gjend në objektivin e pseudo-patriotëve tanë. Por nuk mbaron këtu…Me indiferencën dhe bashkëfajësinë e elitës politike, u përpoqën ta vënë me shpatulla pas muri kreun e fesë ortodokse në Shqipëri. E quajnë “koloneli i zi i shërbimeve sekrete greke” dhe me keq akoma “kali i Trojës së ekspansionizmit grek", shkruan Ximas. Sipas tij, rasti I fundit me Shën Kozmain dhe përkujtimin e tij, riciklojnë të njëtin qëllim, duke e zbuluar ndërkohë një sulm të paprecedentë ndaj një prelati kishtar. “Asnjë nga klerikët fetarë nuk është përballur me sulme të tilla. Pra shtrohet pyetja: Kush ka interes ta ekslipsojë kryepeshkopin Anastas në timonin e Kishës Ortodokse dhe në përgjithësi nga jeta fetare në Shqipëri? Bashkëjetesa harmonike e myslimanëve, katolikëve dhe e ortodoksëve, sigurisht jo!”, përfundon Ximas.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kathimerini-anastas-ne-q...
Comments
Me fal, po c'i krisi
<p>Me fal, po c'i krisi Kathimerinit se cfare behet ne Shqiperi dhe cfare thuhet per Anastasin?</p>
Add new comment