Sesioni i ri parlamentar, Rama mbledh deputetët në Durrës

Postuar në 31 Gusht, 2014 05:53

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së, një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Mbledhja e deputetëve mbahet në qytetin e Durrësit dhe është ndarë në dy pjesë. Duke cituar burime nga Partia Socialiste, mediat bëjnë me dije se deputetët pritet të firmosin edhe një kod etike.

Seanca e pasdites së nesërme që çel sesionin pritet të jetë një seancë intensive dhe jo thjeshët formale. Në rendin e ditës janë përfshirë 5 dekretet e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend disa ligje të miratuara në seancën e 31 korrikut si dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar ku Ilirjan Celibashi i lë vendin Ermonela Felajt në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.