“Shqip” zbardh raportin e Kuvendit për Thesarin e Shtetit: Ja si u përdor ari nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha

Postuar në 31 Gusht, 2014 08:12

Në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, është ngritur një komision i posaçëm për të verifikuar Thesarin e Shtetit nga viti 1938-1990. Komisioni i Verifikimit të Thesarit përbëhej nga nëntë anëtarë. Blerim Çela, kryetar, si dhe anëtarët me deputetë të forcave të ndryshme parlamentare, si: Shkëlqim Cani, sot ministër i Financave në qeverinë Rama; Gëzim Luli, Thoma Miço, Vehbi Gruda, Qemal Disha, Teodor Keko, Sami Kushta dhe Behadir Bakalli.

Në raportin final të gjetur ekskluzivisht nga gazeta “Shqip”, bëhet e ditur se si kanë vepruar regjimet e ndryshme në Shqipëri, ai i monarkisë dhe komunist mbi Thesarin e Shtetit për gjatë 52 viteve. “Shqip” ka botuar dokumentin e firmosur nga të gjithë anëtarët. Një ndër gjetjet e evidentuara në raport është ajo e shpenzimeve të dasmës së mbretit dhe e festimeve për 10 vjetorin e monarkisë, ku rezulton se janë shpenzuar 20 mijë napolona ari.

Për më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/08/31/mbreti-zog-shpenzoi-20-mije-napolona-ari-per-dasmen-dhe-per-10-vjetorin-e-monarkise/

n.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.