Qeveria i jep zgjidhje çështjes së toponimeve në dokumentet e identifikimit

“Top-Channel” ka përcjellë sot lajmin se qeveria shqiptare ka vendosur që të ndryshojë plotësimin e rubrikës “Vendlindja” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Vendimi që është marrë më 27 gusht, zgjidh çështjen e toponimeve me palën greke, pasi detyron GJC-të që të plotësojnë vendlindjen e shetasve, sipas toponimeve që janë akredituar në OKB. Problemi u krijua sidomos me fëmijët e emigrantëve, apo me shtetas shqiptarë t lindur në terrotirin grek, por të cilëve në pasaporta vendlindja u shënohej sipas toponomeve historike të njohura nga shqiptarët. Tanimë për këta shtetas është i detyrueshëm aplikimi për pasaportë të re, që duhet thënë se do të kushtojë më shumë pas 1 janarit 2015.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=283508
s.z .
Comments
Aq seriozisht i ka marre
<p>Aq seriozisht i ka marre qeveria shqiptare problemet e emigranteve sa qe vetem pas 4 vjeteve e kuptoi nje gje elementare. Dhe prape ne kurriz te emigranteve. Pasi i detyroi qeveria "berisha" te paguajne per nje pasaporte te re, ndonse nuk u kish mbaruar pasaporta 10 vjecare, tai u duhet te ripaguajne per nje pasaporte te trete sepse disa idiote ne zyrat qeveritare nuk e kuptojne cdm ligjshmerti nderkombetare.</p>
Add new comment