PD-ja zbulon dy letra të drejtuesve të policisë ku pranohen problemet me policinë rrugore dhe mangësitë në aksionin për lojërat e fatit

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka publikuar sot disa letërkëmbime mes Shefit të Qarkullimit të Tiranës me kolegët dhe eprorët e tij, ku theksohen probleme serioze në zbatimin e detyrës nga personeli i policisë, madje edhe shkelje e rregullave. “Konstatohet mungesë korrektësie në kryerjen e detyrës; moszbatim i procedurës standarde në lidhje me ndalimin, verifikimin dhe marrjen e masave ndaj drejtuesve të mjeteve. Konstatohet se në orët e vona të natës, vendosen gjoba vend e pa vend dhe pa prezencën e drejtuesit të mjetit nëpër rrugicat e lagjeve”, citoi letrën Strazimiri. Në jnjë tjetër letër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pranohet dështimi me lojërat e fatit, një aksion ky që u trumbetua shumë nga qeveria. “Këto mangësi, vijnë nga mungesa e profesionalizmit të oficerëve në kryerjen e veprimeve të para proceduriale, në mosbashkëpunim me organin e prokurorisë, si dhe nuk përjashtohen rastet edhe të mungesës së seriozitetit në kryerjen e veprimeve hetimore”, tha Strazimiri.
s.z
Add new comment