Arkiv-Lajme
Majlinda Bregu: Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian të drejtohet nga opozita
Propozimi i qeverisë që Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian të bashkëdrejtohet nga përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në Parlament, është marrë në konsideratë nga ana e PD-së. Në përgjigjen zyrtare, kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e cila propozohet si bashkëkryetare, vë në dukje se struktura e propozuar mbetet e paqartë nëse është qeveritare apo parlamentare. Bregu shtoi se i vetmi standard i zbatuar në Estoni, në Slloveni, në Kroaci, në Mal të Zi, në Maqedoni, ku ky proces është drejtuar nga Parlamenti.
Ikën Pëllumb Nako, Genc Merepeza emërohet zv.drejtor i Përgjithshëm për kufirin e migracionin
Një tjetër emërim në kupolën e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Artan Didi, të premten, ka komanduar në detyrën e Zv/drejtorit të Përgjithshëm për kufirin e migracionin, Genc Merepezën, i cili mbante detyrën e shefit të Kufirit. Merepeza zëvendëson në këtë detyrë Pëllumb Nako, i cili u lirua me 1 shtator për shkak se kishte përmbushur afatet e parashikuara në ligj. Nako është emëruar Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.
L.V
Rasmussen : NATO masa me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive karshi sfidave të reja
Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut, 28 gjithsej, ranë dakord në samitin e Uellsit në Britaninë e Madhe, për planifikimin një sërë masash për forcimin e Aleancës me qëllim forcimin e mbrojtjes kolektive karshi sfidave të reja. Kështu u shpreh të premten, Sektari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Ai e quajti këtë dakordësi si një dëshmi e qartë e vullnetit të anëtarëve të NATO-s për të unifikuar forcën e tyre. “Të 28-anëtarët ranë dakord të hartojnë një planë masash për forcimin mbrotjes kolektive të NATO-s me synim që aleanca të jetë gati të ndërmarrë sfida të reja.
Rezoluta e Këshillit të Europës për Shqipërinë: Pavarësisht progresit Shqipëria ka probleme serioze
Dy reporterët e Këshillit të Europës (KiE) Jonathan Evans dhe G. Petrenco publikojnë draft-rezolutën e asamblesë së Këshillit Evropian për Shqipërinë. Në raport përcaktohet ngërçi politik në vendin tonë, ku reformat u shtynë për shkak të krizës pas zgjedhjeve të vitit 2009. “Komiteti monitorues mirëpret progresin e Shqipërisë. Reformat u shtynë për shkak të krizës pas zgjedhjeve të 2009. Pavarësisht progresit Shqipëria ka probleme serioze. Probleme për sa i përket pavarësisë së institucioneve demokratike”-citohet në draft-rezolutë.
Samaras i kërkon ndërhyrjen personale Ramës për çështjen e Himarës, Çamërisë dhe kufirin detar
Në Uells, në kuadër të Samitit të NATO-s, kryeministri Rama ka takuar homologun e tij grek, Samaras. Por duket se në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit nuk janë thënë të gjitha ku nënvizohet vetëm se në takim u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë. Por mediat greke kanë folur më gjatë për këtë takim. Gjatë bisedës, që zgjati rreth 30 minuta, mësohet se Samaras ka kërkuar ndërhyrjen personale të Ramës “për trajtimin e çështjeve që u ngritën në zonën e Himarës pas reformës administrative”.
Lindita Nikolla qetëson studentët e universiteteve pa licensë: Mësimi do vazhdojë në institucionet e verifikuara
Një ditë më parë u mbyllën 12 shkolla të sistemit parauniversitar, por nxënësit nuk do të mbeten në rrugë. As studentët e universiteteve që iu hoq licenca. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, zhvilloi të premten një takim me studentë te universiteteve private, të cilëve u është hequr licenca, për t’i mirëpritur në instuticione të tjera private apo publike. Sipas ministres, Agjencia Kombëtare e Provimeve është duke përpunuar të dhënat dhe në datën 20 shtator dalin rezultatet e fituesve për të ndjekur universitetin.
Task Forcë: Kemi prerë gati gjysmë milioni raste të lidhjeve të jashtëligjshme të energjisë, 935 prej tyre i proceduam penalisht
Task-Forca për energjinë e ngritur pranë Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë publikon rezultatet e punës së 6-mujorit të parë të vitit 2014. Ajo ka ndërprerë 483, 943 raste tё lidhjeve tё paligjshme dhe debitorë ndaj OSHEE, ku Tirana është në vendin e parë me 154,425 raste. Nga këto janë denoncuar nё prokurori 935 raste nё tё gjithё vendin. Tё ardhurat nё këtë 6-mujor janë 45 milion USD mё shumё krahasuar me tё njёjtёn periudhё tё njё viti mё parё.
Kodheli: Shqipëria do mbështesë forcat kurde në luftën e tyre kundër militantëve të të ashtuquajturit shtet islamik
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli në bisedë për "Deutsche Welle" tha: “Samiti i Uellsit është një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore të këtij viti. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka zërin e vet, pjesën e vet të protagonizmit në këtë ngjarje të rëndësishme. Çështjet kryesore që do të diskutohen lidhen në rradhë të parë me qëndrimin që Aleanca Atlantike do të mbajë në Afganistan”.
Siguria/ Tahiri-Jankulovska nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë
Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit në fushën e rendit dhe sigurisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe homologia i tij maqedonase, Gordana Jankulovska, bënë të mundur të premten në Tiranë nënshkrimin e këtij protokolli. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur me këtë rast, ministri Tahiri theksoi se ky bashkëpunim ka për qëllim t’u vije në ndihmë të qytetarëve shqiptarë dhe atyre maqedonas të cilët kërkojnë të kalojnë kufirin.
Basha: Rama po mundohet t’i ikë ballafaqimit, por do përgjigjet për bllokimin e mijëra vendeve të punës
Pas përurimit të kopshtit nr.1 të kryeqytetit, kryebashkiaku Lulzim Basha paralajmëroi të premten Kryeministrin Edi Rama se nuk do të mundë dot t’i shpëtojë përgjegjësisë për bllokimin e mijëra vendeve të punës në Tiranë, duke penguar projektet e mëdha që ishin gati për të filluar. “Ne jemi të vendosur që edhe pse buxheti i vitit 2014 u vonua me 6 muaj, planifikimin që mundëson shtimin e vendeve për fëmijë në kopshte e çerdhe, ta kthejmë në punë, në vepra.”, tha kryebashkiaku i Tiranës.