Task Forcë: Kemi prerë gati gjysmë milioni raste të lidhjeve të jashtëligjshme të energjisë, 935 prej tyre i proceduam penalisht

Task-Forca për energjinë e ngritur pranë Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë publikon rezultatet e punës së 6-mujorit të parë të vitit 2014. Ajo ka ndërprerë 483, 943 raste tё lidhjeve tё paligjshme dhe debitorë ndaj OSHEE, ku Tirana është në vendin e parë me 154,425 raste. Nga këto janë denoncuar nё prokurori 935 raste nё tё gjithё vendin. Tё ardhurat nё këtë 6-mujor janë 45 milion USD mё shumё krahasuar me tё njёjtёn periudhё tё njё viti mё parё. Në muajt e parё tё vitit 2013 janë mbledhur 22,132,074,505 lekё, ndërsa në muajt e parё tё vitit 2014 janë mbledhur nga Task Force, 26,640,642,209 lekё. Po ashtu, Task-Forcë ka zbardhur humbjet në rrjet për të njëjtën periudhë, ku për vitin 2014 rezulton një rënie e humbjeve me 7.3% të sasisë së energjisë së disponueshme në konsum. Konkretisht bëhet me dije se niveli i humbjeve nё rrjet nё gjysmёn e parё tё vitit 2013 ishte 45.7%, ndërsa niveli i humbjeve nё rrjet nё gjysmën e parё tё vitit 2014 është 38.4%.
L.V
Comments
Kjo eshte nje genjeshter.
<p>Kjo eshte nje genjeshter. Shqiperia ka gjithsej sipas censusit 840 mije familje. Te presesh 483 mije lidhje te paligjeshme ka shume domethenie. Mbi 55 % e familjeve nuk paguajne. Konkluzionet nxirrini vet.</p>
Gjithcka me duket e
<p>Gjithcka me duket e genjeshtert. " 483, 943 raste tё lidhjeve tё paligjshme dhe debitorë ndaj OSHEE" Nga regjistrimi i fundit , ne Shqiperi jetojne rreth 1.8 milion persona. Po te llogarsim nje mesatare per familje 3.5 persona na rezultojne rreth 800000 familje . Pra na del se rreth 60% e familjeve nuk paguajne ose kane probleme se jane debitore.Dikush mund te thote se jane edhe lidhje bisnesi. Me keq akoma. Sa bisnese ka ne shqiperi ? Sa perqind e tyre kane probleme ? Si eshte e mundur qe kur jane debitore (sipas ligjit nuk kane paguar per tre muaj ) nuk i nderpritet lidhja e energjise ? Si mund te funksionoje nje bisnes pa lidhje te rregullt me kontrate te energjisse elektrike kur bisneset duhet te paraqesin prane zyrave te taksave kontratat e penalizohen edhe per nje dite te vetme vonese ne pagesat e taksave, nderkohe mund te zhvillojne aktivitet pa kontrate enegjie ose duke mos e paguar per muaj te tere ate.</p><p>Ose keto shifra jane te genjeshterta ose kjo eshte nje pranum de fakto se shteti ka kapitulluar me kohe. Ne se eshte kjo e fundit, kujt i qahen ?</p>
Add new comment