Arkiv-Lajme
Xhihadistët vënë në alarm shërbimet sekrete greke. Gazeta “Proto Thema” shkruan se 100 të dyshimtë të ISIS-it janë në Athinë
Shërbimet sekrete greke jaën vënë në alarm pasi kanë marrë nga SHBA-ja dhe Britania një listë me persona të cilët i përkasin qarqeve myslimane fundamentaliste. Ata cilësohen si tepër të rrezikshëm, në lidhje me xhihadistët dhe ndodhen brenda territorit të Greqisë. Në një kronikë të “Top Channel” thuhet se këtë lajm e bën të ditur gazeta e së dielës “Proto Thema” me artikullin në faqen e parë të saj “100 të dyshimtë të xhihadit në Athinë”.
Problem me varrezat në Tiranë, nis projekti për ngritjen e varreve muralë. Bozdo: Rama na bllokoi investimet për Sharrën e Tufinën
Varrezat murale, kjo është zgjidhja më efikase për një qytet që po popullohet gjithmonë e më shumë, si Tirana. Një gjë e tillë do të fillojnë të aplikohet së shpejti. Nismë është marrë për të shmangur kaosin e krijuar në varrezat publike. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, gjatë inspektimeve të punimeve për zgjerimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës, deklaroi se do të zgjerohet sipërfaqja e varrezave duke i dhënë një zgjidhje këtij problemi për disa kohë.
Meta thirrje opozitës: Ju mirëpresim në sesionin e ri parlamentar
Nga Gjirokastra kryetari i Kuvendit, njëkohësisht kreu i LSI, Ilir Meta ku i ka bërë thirrje opozitës të bëhet pjesë e jetës parlamentare. “Mirëpresim opozitën në sesionin e ri parlamentar, pasi kështu ajo mund të japë një kontribut të rëndësishëm në jetën politike në vend dhe ecjen në rrugën evropiane të vendit tonë”, u shpreh ai. Mes të tjerash Meta i garantoi opozitës bashkëpunimin për pasjen e një ecurie normale në jetën parlamentare të vendit.
Ministri Veliaj del në punë fill pas ceremonisë së dasmës në Kalanë e Gjirokastrës
“Të dielën u martove, të hënën në punë shkove”. Këto vargje të një kënge që i përket viteve të realizmit socialist, të vijnë në mend padashur sapo merr vesh lajmin se ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj ka dalë në punë fill pasi ceremonisë së dasmës së tij të shtunën e 6 shtatorit. Të dielën, më 7 shtator ai vazhdoi me fushatën për të promovuar arsimin profesional. Për këtë është ndalur pikërisht në qytetin ku edhe një ditë më pare zhvilloi ceremoninë martesore, në Gjirokastër. Aty ka vizituar shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano”.
Rama takon Nishanin. Qëllimi i takimit: vijim sa më i qëndrueshëm i punës në Bankën e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Ky takim ka pasur në vëmendje situatën e krijuar pas arrestimit dhe më pas të shkarkimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
"Arrest me burg" për Fullanin e Golemin. Avokati Maks Haxhia: Masën do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit
“Arrest me burg”. Kjo ishte masa që Gjykata e Tiranës ka dhënë mesditën e së shtunës për ish-Guvernatorin Ardian Fullani dhe inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Rreth ores 11:00, ish-guvernatori Fullani dhe Kryeinspektorja Golemi janë transportuar për në ambientet e gjykatës me furgon nga forcat e policisë. Fullani dhe Golemi u futën në ambientet e Gjykatës me pranga në duar.
Shqipëria përgatitet për një periudhë të vështirë, kriza energjitike rrit çmimet dhe investimet
Në faqen e saj “Zëri i Amerikën” bën një ekspoze të situatës energjetike në Shqipëri. Sipas gazetarit të saj Ilirian Agolli: Shqipëria po përgatitet për një periudhë të vështirë në sektorin energjetik, ku krahas defekteve dhe vjedhjeve të shumta, pritet së shpejti të rëndojë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike bëri të ditur se ka ndërprerë energjinë elektrike deri tani në 484 mijë lidhje tё paligjshme dhe debitore në banesa dhe biznese.
Prokuroria: Shumica e parave të zhdukura nuk u futën kurrë në Thesar, janë transferuar në llogari private
Ende pa kaluar 24 orë nga arrestimi i guvernatorit Fullani, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin e transaksioneve të kryera nga Banka e Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” bën të ditur se lajmi është konfirmuar nga burime të besuara të saj, të cilat thanë se do të verifikohen të gjitha transaksionet, sidomos ato të kryera prej vitit 2011, kohë në të cilën Ardian Bitraj, ish përgjegjës i Arkës Stok, u pohoi hetuesve se ka nisur vjedhjen në Thesarin e Shtetit.
Mbledhja urgjente/ Këshilli Mbikëqyrës propozon shkarkimin e Ardian Fullanit si Guvernator, komandohet Elisabeta Gjoni
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje urgjente pasditen e së shtunës, ndërkohë që ky institucion kishte mbetur pa drejtues. Gjatë mbledhjes Këshilli Mbikëqyrës propozoi shkarkimin nga detyra e Guvernatorit, Ardian Fullanin.
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe dasëm spektakolare në majë të kalasë së Gjirokastrës
Pas fitores së tij si deputet në Qarkun e Gjirokastrës, vjen një tjetër kthesë e rëndësishme në jetën e tij. Pikërisht një dasmë madhështore. E cilësuar dhe si dasma e vitit, martesa e ministrit Erion Veliaj me juristen Ajola Xoxen, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut. Me rreth 400 të ftuar, të cilët janë vendosur në qytetin e Gjirokastrës prej ditës së djeshme Erioni dhe Ajola i kanë thënë “po” kurorëzimit të dashurisë së tyre në martesë. Ceremonia është zhvilluar në kalanë e Gjirokastrës, aty ku ditë më parë ministri zhvilloi edhe festivalin “Trakufest”.