Shqipëria përgatitet për një periudhë të vështirë, kriza energjitike rrit çmimet dhe investimet

Postuar në 07 Shtator, 2014 02:16

Në faqen e saj “Zëri i Amerikën” bën një ekspoze të situatës energjetike në Shqipëri. Sipas gazetarit të saj Ilirian Agolli: Shqipëria po përgatitet për një periudhë të vështirë në sektorin energjetik, ku krahas defekteve dhe vjedhjeve të shumta, pritet së shpejti të rëndojë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike bëri të ditur se ka ndërprerë energjinë elektrike deri tani në 484 mijë lidhje tё paligjshme dhe debitore në banesa dhe biznese. Shifrat tregojnë, sipas ekspertëve, vjedhjen masive të energjisë elektrike dhe vendosmërinë e qeverisë për të ndryshuar gjendjen, e cila u vlerësua si kritike nga FMN dhe Banka Botërore. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka denoncuar në prokurori 950 abuzues në të gjithë vendin. Mbledhja e të ardhurave nga faturat e papaguara është 45 milion dollarë mё shumё se një vit më parë ndërsa humbjet nё rrjet janё ulur me 7.3%. Ministri Gjiknuri thotë se investimet po e ndryshojnë sektorin energjetik nga një faktor rëndues në buxhetin e shtetit në një faktor fitimprurës, por nga ana tjetër rritja e çmimit të energjisë është mëse e nevojshme, sepse sektori i shpërndarjes së energjisë është zhytur në një krizë të thellë financiare afro 1 miliardë dollarë. Nga ana tjetër Partia Demokratike e opozitës fajësoi qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe keqmenaxhim të situatës që sa vjen dhe rëndohet. PD akuzoi qeverinë se faturat po fryhen artificialisht, dhe se rritje çmimi nuk do të kishte nëse qeveria nuk do t'i falte CEZ-it 500 milionë euro dhe nëse nuk do të tërhiqej dëmshpërblimi prej 3 miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga CEZ-i shtetit shqiptar.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/kriza-energjitike-dhe-rritja-e-cmimeve/2441210.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.