Ministri Veliaj del në punë fill pas ceremonisë së dasmës në Kalanë e Gjirokastrës

Postuar në 07 Shtator, 2014 07:55

“Të dielën u martove, të hënën në punë shkove”. Këto vargje të një kënge që i përket viteve të realizmit socialist, të vijnë në mend padashur sapo merr vesh lajmin se ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj ka dalë në punë fill pasi ceremonisë së dasmës së tij të shtunën e 6 shtatorit. Të dielën, më 7 shtator ai vazhdoi me fushatën për të promovuar arsimin profesional. Për këtë është ndalur pikërisht në qytetin ku edhe një ditë më pare zhvilloi ceremoninë martesore, në Gjirokastër.  Aty ka vizituar shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano”. Prej kësaj shkolle deklaroi rëndësinë që po tregon qeveria ndaj arsimit profesional, si mundësia më e mirë për t’u punësuar. “Kjo shkollë është e vetmja që ofron kurse dhe arsim profesional në qarkun e Gjirokastrës, prandaj dua t’i ftoj prindërit që këto ditë janë në dilemë për shkollimin e fëmijëve të tyre, të zgjedhin arsimin profesional si mundësi reale për punësim në të ardhmen”, tha Veliaj. Ai sygjeroi veçanërisht kurset e teknologjisë së informacionit, të cilat shkolla “Thoma Papapano” i ofron me një kabinet dhe staf të ri. Sipas tij, të rinjtë që do të studiojnë në shkollat profesionale do të marrin edhe bursa të plota për konviktin dhe shpenzimet e arsimimit të tyre.

L.V

Comments

Submitted by Artemis (not verified) on

<p>... por sepse ky, ndryshe nga shume te rinj te ketij vendi, e ka nje pune! Nje pune qe, mesaduket, i lejon te bej nje dasem te shtrenjte ne kalane e Gjirokastres!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.