Problem me varrezat në Tiranë, nis projekti për ngritjen e varreve muralë. Bozdo: Rama na bllokoi investimet për Sharrën e Tufinën

Varrezat murale, kjo është zgjidhja më efikase për një qytet që po popullohet gjithmonë e më shumë, si Tirana. Një gjë e tillë do të fillojnë të aplikohet së shpejti. Nismë është marrë për të shmangur kaosin e krijuar në varrezat publike. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, gjatë inspektimeve të punimeve për zgjerimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës, deklaroi se do të zgjerohet sipërfaqja e varrezave duke i dhënë një zgjidhje këtij problemi për disa kohë. “Më një investim prej 3 milion dollarësh Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për sistemimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës. Projekti parashikon rehabilitimin, sistemimin, ndriçimin, gjelbërimin, shtrimin e rrugëve të brendshme rrethimin e jashtëm, ofrimin e sipërfaqeve për shërbimet e fundit, për familjet gjithashtu. Projektet për të dy varrezat parashikon zgjerimin me një sipërfaqe afër 10 mijë metër katror këtu në Tufinë, dhe 15 mijë metër katror, në Sharrë. Projekti parashikon edhe varrezë murale, dhe mendoj se nëpërmjet kombinimit të këtyre gjetjeve, ne mund të kursejmë edhe vend, dhe të ofrojmë shërbimin e duhur për qytetarët e Tiranës.” – tha Bozdo. Para disa muajve në Tiranë, varrezat publike u mbyllën, pasi nuk kishte më vende të lira dhe nuk kishte fonde për shpronësimet. Numri dy i Bashkisë nuk ka lënë pa hedhur akuza mbi Kryeministrin për bllokimin e një sërë projektesh mjaft të rëndësishme për qytetarët. “Zbatimi i projektit, nisi pas zhbllokimit nga Gjykata të buxhetit të Bashkisë, i cili u mbajt i bllokuar nga kryeministri Rama për rreth 7 muaj. Bllokimi i buxhetit solli përveç bllokimit të investimeve dhe bllokimin e shtimit të hapësirës së varrezave në Sharrë dhe Tufinë. Bllokimi i varrezave nga kryeministri Rama është një akt i paprecedent në botën e qytetëruar” - tha nënkryetari Bozdo.
L.V
Comments
ne varreza murale ju pafshim
<p>ne varreza murale ju pafshim te gjithe ju te politikes o Bozdo te majte e te djadhe me lesh e presh. Keni tere ato toka mjafton ti shfrytezoni na paskeni gjetur zgjidhje ju varrezat murale se mos jemi 100 milion banore ne dhe nuk na mbaka toka. </p>
Add new comment