"Arrest me burg" për Fullanin e Golemin. Avokati Maks Haxhia: Masën do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:14

“Arrest me burg”. Kjo ishte masa që Gjykata e Tiranës ka dhënë mesditën e së shtunës për ish-Guvernatorin Ardian Fullani dhe inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Rreth ores 11:00, ish-guvernatori Fullani dhe Kryeinspektorja Golemi janë transportuar për në ambientet e gjykatës me furgon nga forcat e policisë. Fullani dhe Golemi u futën në ambientet e Gjykatës me pranga në duar. Gjykata e Tiranës ka nisur seancën e saj rreth orës 11:00 për caktimin e masës së sigurisë për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës", në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Drejtuesja e seancës ishte gjykatësja Blerina Muça dhe prokuror, Ramadan Troci. Me kërkesë të prokurorit Ramazan Troci kjo seancë gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. Mësohet se kjo masë sigurie do të jetë në fuqi deri në një vendim të dytë nga Gjykata e Apelit. Ndërsa avokati i Fullanit, Maks Haxhia ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke theksuar se ky vendim është i padrejtë. Ndërkohë u zhvillua seanca gjyqësore dhe për kryeinspektoren Elivar Golemi. Kjo seancë ishte e ndarë nga ajo e ish-Guvernatorit Fullani. Edhe për Elivar Golemi u caktua kështu masa e sigurisë "arrest me burg", në lidhje me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i ish-Guvernatorit Fullani, Maks Haxhia tha për mediat se e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke theksuar se ky vendim është i padrejtë dhe ekstrem. Ai bëri të ditur se ditën e hënë do të dorëzojë në Gjykatën e Apelit kërkesën për rishikim të masës së sigurisë ndaj Fullanit.

L.V   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.