Prokuroria: Shumica e parave të zhdukura nuk u futën kurrë në Thesar, janë transferuar në llogari private

Postuar në 07 Shtator, 2014 02:02

Ende pa kaluar 24 orë nga arrestimi i guvernatorit Fullani, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin e transaksioneve të kryera nga Banka e Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” bën të ditur se lajmi është konfirmuar nga burime të besuara të saj, të cilat thanë se do të verifikohen të gjitha transaksionet, sidomos ato të kryera prej vitit 2011, kohë në të cilën Ardian Bitraj, ish përgjegjës i Arkës Stok, u pohoi hetuesve se ka nisur vjedhjen në Thesarin e Shtetit. “Gazeta Shqiptare”  shkruan gjithashtu se burime nga prokuroria thanë se ka dyshime që shumica e parave të zhdukura nuk u futën kurrë në Thesar, por janë transferuar në llogari private. Dërgimi në qeli i Fullanit, njeriut që deri më dje konsiderohej si i 'paprekshëm', dhe Inspektores së Përgjithshme të BSH-së, Elivar Golemi, që me shumë gjasë, do të shoqërohet edhe nga të tjerë, ka bërë që prokuroria të fokusohet tashmë për të zbuluar se ku kanë përfunduar milionat e vjedhura në Departamentin e Emisionit. "Përmes hetimit të transaksioneve, mund të zbulojmë destinacionin e parave të vjedhura në Thesar, pasi kemi dyshime të forta për transferimin e tyre jashtë vendit. Do të verifikohen kryesisht transaksionet e dyshimta të kryera nga Banka e Shqipërisë. Është një hetim që do kohën e vet, pasi vepra penale është kryer në vazhdimësi. Transaksionet që do të verifikohen janë të shumta dhe, natyrisht, duhen parë dhe aspekte të tjera të çështjes", tha një zyrtar i prokurorisë për “Gazeta Shqiptare”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.