Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe dasëm spektakolare në majë të kalasë së Gjirokastrës

Pas fitores së tij si deputet në Qarkun e Gjirokastrës, vjen një tjetër kthesë e rëndësishme në jetën e tij. Pikërisht një dasmë madhështore. E cilësuar dhe si dasma e vitit, martesa e ministrit Erion Veliaj me juristen Ajola Xoxen, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut. Me rreth 400 të ftuar, të cilët janë vendosur në qytetin e Gjirokastrës prej ditës së djeshme Erioni dhe Ajola i kanë thënë “po” kurorëzimit të dashurisë së tyre në martesë. Ceremonia është zhvilluar në kalanë e Gjirokastrës, aty ku ditë më parë ministri zhvilloi edhe festivalin “Trakufest”. Gjithçka nisi me celebrimin. Erioni dhe Ajola u lidhën në martesë nga miku i tyre pastor Genti. Për arredimin dhe çdo detaj kalanë u kujdes Armand Peza, i cili organizoi para 4 vitesh edhe dasmën e kryeministrit Edi Rama. Kurorëzimi i çiftit vjen pas 10 vitesh lidhje dhe 4 bashkëjetese. Fotot nga ceremonia e martesës u publikuan nga revista "Who".
L.V
Comments
e po mire , te trashegohet,

e po mire , te trashegohet, meqe na qenka lajm kjo martese...

Princi i Kalter erdhi dhe e

Princi i Kalter erdhi dhe e cliroi Princeshen nga Vargonjte e Skllaverise me Shpate ne Dore. Princesha u Martua me Princin e Kalter ne Kala. Princi i Kalter erdhi dhe e Rrembeu Princeshen me Kal te Bardhe dhe ata qe nga ajo dite ata jetuan te Lumtur.

Shpresoj qe dhe shume te rinj

Shpresoj qe dhe shume te rinj dhe te reja gjirokastrite te kene mundesine shume shpejt te organizojne dasmat e tyre te kalaja meqe qenka hapur per publikun...

Me vjen turp qe shkruani per

Me vjen turp qe shkruani per kete "ngajrje" turpi. Keta politikanet shqiptare jane cmendur per zotin... ju ka ikur truri. Si mundet ky njeri te justifikoj gjithe keto para e shpenzime. Kush e lejon kete minister te perdore nje monument kulture qe eshte objekt mbrojtje i UNESCO-s per interesa te tij. Kush e justifikon kryetarin e bashkise qe ka lene me qindra rruge ne Gjirokaster katran, e rregulloi rrugen per dasmen e Velise.

Ju lutem gazetare te dashur... Mos u beni pjese e ketij turpi... Dhe Paradoksi eshte qe ky njeri eshte minister i Mireqenies Sociale- pra ai e di mire varferine- por ai tallet- ai thote me ta une bej show kur me duhet- kurse vete jam "Celebrity" dhe si i tille do jetoj. Dikur ky ka qene kryetari i Mjaftit por une sot atij i Them Mjaft ti... u talle me ne... dhe me varferine e njerezve qe shikon kudo dhe rreth e rrotull atyre mureve te lashte te asaj kalaje madheshtore... Qe ka shume histori... por kete dasem e kishte si thote kryeministri yne " ciban".

Dhe sa per dijeni fitoren si deputet nuk eshte merite e Velise- por Gjirokastritet gjithmone votojne majtas per tradite.

Me respekt.

Pse te vjen turp?ju nuk beni

Pse te vjen turp?ju nuk beni dasma ne familje?Shpesh dasmat e njerezve te thjeshte jane me te kushtueshme se kjo e Erionit.Jete te lumtur!

Me respekt.

Bejme dhe dasma ne familje

Bejme dhe dasma ne familje madje para nje viti e kam bere timen por nuk me lejoi njeri qe te shkoja ta beja ne Kala. Dhe fal, seriozisht e ke kur flet qe dasmat e njerzve te thjeshte kushtojne me shume se te personaliteteve apo po ben shaka? Je ne vete apo jo o shoqja militante?

Add new comment