Arkiv-Lajme
Basha mbledh kryesinë e PD-së plus Mediun. Caktohen grupet e punës për “opozitë nga jashtë”
Kreu demokrat Lulzim Basha ka shmangur mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila u njoftua se do të zhvillohej gjatë orëve të paradites, ndërsa ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së tij, ku ka qenë prezent edhe kreu republikan Fatmir Mediu. Shkak për anullimin e mbledhjes së grupit parlamentar, sipas burime nga PD, ka qenë axhenda e ngjeshur me takime e Bashës.
Profili “ i lartë ndërkombëtar” i guvernatorit të ri ndez spekulimet e emrave
Kryeministri Edi Rama, në një dalje për mediat hodhi poshtë emrat që lakohen për postin e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, pas arrestimit të Ardian Fullani, por në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit kuvendor socialist është hedhur ideja e në Guvernatori me profil të lartë ndërkombëtar.
Don Ferraro: Vizita e Papa Françeskut në Tiranë i bën krenarë shqiptarët e Italisë
“Vizita që Papa Françesku do të zhvillojë në Tiranë më 21 shtator, i ka kënaqur shumë shqiptarët në Itali”, thotë don Pasquale Ferraro i organizatës ”Italian Bishops Conference” (CEI), e ngarkuar për imigracionin, në një intervistë dhënë agjencisë italiane të lajmeve, ANSA të cilës i referohet ATSH. “Shqiptarët janë shumë të lumtur që një papë, veçanërisht një papë i suksesshëm, ka zgjedhur për të vizituar vendin e tyre të vogël në udhëtimin e parë apostolik në Evropë”, thotë don Pasquale Ferraro. Ferraro është posaçërisht i ngarkuar për komunitetin shqiptar që prej 13 vitesh.
Analizat e ADN-së nga universiteti i Liverpulit: Xhek Kasapi ishte berberi polak Aaron Kominski
Sensacion i një lloji të veçantë për kronikën e zezë, edhe pse ngjarjet për të cilat flitet kanë ndodhur rreth një shekull e gjysmë më parë. Është identifikuar pas 126 vitesh, personazhi misterioz britanik Xhek Kasapi, vrasësi serial i viteve 1800, përgjegjës për ekzekutimin e dhjetëra personave. Ai është berberi polak me origjinë hebreje Aaron Kominski. Identiteti i tij u zbulua pas disa analizave të ADN, të kryer nga profesorët e Universitetit të Liverpulit. Një libër që do të dalë në treg së shpejti, do të ofrojë detaje të hollësishme mbi këtë histori.
a.k
Të rinj kosovarë djegin flamurin e ISIS para monumentit të Skënderbeut: Jemi kundër ekstremizmave të çdo forme
Kosova burim luftëtarësh xhihadistë që inkuadrohen në rradhët e ISIS? Mbase, por ndodh edhe ndryshe: Të rinjtë kosovarë kanë reaguar ashpër ndaj kësaj “stigme” dhe i janë bashkuar nismës globale për djegien e flamurit të ISIS, që zuri fill nga Libani. Këtë gjë, të rinjtë që i përkasin partisë më të madhe në vend, PDK-së, e kanë bërë para bustit të Skënderbeut. “Me këtë aktivitet ne dëshirojmë të shprehim kundërshtimin tonë ndaj veprimeve të organizatës ISIS, e cila po bën krime makabre.
Zef Bushati është pro: Nuk do ishte keq të ligjëronim mbjelljen e kanabisit
Kush tha se komunistët dhe demokristianët nuk kanë të përbashkëta? Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane ka hedhur dje, publikisht idenë e tij për ligjërim të mbylljes së kanabisit në Shqipëri. Pasi ka shpërndarë në faqen e tij në "Facebook", një lajm se në Shtetet e Bashkuara, kanabisi ka filluar të pihet nëpër disa lokale, Bushati shkruan: "Nuk do ishte ide e keqe që edhe në Shqipëri të ligjërohet mbjellja e kanabisit".
Në Gjirokastër rikthehet Festivali Folklorik. Kumbaro: Do ruajmë e propagandojmë vlerat kulturore
Në prillin e vitit 2015, do rikthehet një ndër veprimtaritë artistike më të rëndësishme të kulturës, Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Ai do të zhvillohet në Kala dhe në Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, klasifikuar si “pasuri kulturore e njerëzimit” dhe e mbrojtur nga UNESCO.
Zvicra diskuton për t’i dhënë azil Snowdenit, që të dëshmojë për spiunazhet kundër shtetit helvetik
Gazeta zvicerane, le Matin DIMANCHE ka bërë të ditur me 7 shtator , se zyra Federale e Prokurorit të Përgjithshëm ka kërkuar ndihmë ligjore në lidhje me faktin nëse Eduard Snoëden do të ketë imunitet nga kërkesa e SHBA-së për ekstradim. Zyrtarët zviceranë po debatojnë nëse i arratisuri amerikan mund të marrë azil, në mënyrë që të dëshmojë gjatë hetimeve të shtetit, për spiunazh kundër Zvicrës. Marcel Bosonnet, avokat zviceran që përfaqëson Snoëden-in, ka thënë për gazetën zvicerane se klienti i tij i cili për momentin gjendet në Rusi, ka kërkuar që të dërgohet në Zvicër.
a.k
Del në treg ‘Pax Albanica’ me autor Mustafa Nanon
Ka dalë në treg libri i ri me titull ‘Pax Albanica’ i Mustafa Nanos. Autori e ka paralajmëruar qysh në muajin korrik daljen e këtij libri, që ka në fokus marrëdhëniet ndërfetare në botën shqiptare, e mbi të gjitha një histori të këtyre marrëdhënieve në shekuj. ‘Pax Albanica’, e publikuar nga shtëpia botuese 'Saras', ka një natyrë edhe eseistike, edhe studimore. Në faqen e parë të kopertinës duken dy klerikë, një mysliman e një katolik, të cilëve u dallohen turbani dhe fesi që mbajnë mbi krye. Ndërsa në faqen e mbrame është një pasazh nga libri:
Asnjë nga emrat e përfolur nuk është kandidat për Guvernator, thotë Rama. “Do ketë profil krejtësisht teknik”
Kryeministri Edi Rama ka folur para gazetarëve lidhur me çështjen e bankës Qëndrore. Rama sqaroi se guvernatori i ri i BSH nuk do të jetë me profil politik por do të vijë nga fusha e financave. Kësisoj, asnjë prej emrave të aluduar deri më tani nuk është pjesë e kandidaturave për guvernator të BSH.