Zef Bushati është pro: Nuk do ishte keq të ligjëronim mbjelljen e kanabisit

Postuar në 08 Shtator, 2014 10:05

Kush tha se komunistët dhe demokristianët nuk kanë të përbashkëta? Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane ka hedhur dje, publikisht idenë e tij për ligjërim të mbylljes së kanabisit në Shqipëri. Pasi ka shpërndarë në faqen e tij në "Facebook", një lajm se në Shtetet e Bashkuara, kanabisi ka filluar të pihet nëpër disa lokale, Bushati shkruan: "Nuk do ishte ide e keqe që edhe në Shqipëri të ligjërohet mbjellja e kanabisit". Madje, më tej ai sugjeron që "grumbullimin dhe shitjen ta bënin ose institucione shtetërore, ose firma të licencuara nga qeveria". Në fakt, kjo ide e tij ka marrë disa komente nga miqtë në rrjetin social. Bushati ka sqaruar se "duket se po shtohen radhët e atyre që po e lejojnë. SHBA, Franca dhe tani edhe Italia. Është biznes. Rrit nivelin ekonomik. Unë kurrë as e kam ditur e as e kam imagjinuar që kanabisi kultivohej në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vetëm kur e mësova nisa të mendoj për ato qindra familje që ushqeheshin me këtë lloj pune. Është e lehtë të mbyllësh një aktivitet, por është shumë e vështirë të hapësh një tjetër. Do ishte ndryshe nëse do t'u thoshim kultivuesve: Nuk do merreni me këtë lloj aktiviteti, por që nesër do filloni një tjetër aktivitet që ju siguron jetesën....", vijon komentin e tij, Bushati. Propozim të ngjashëm kanë bërë më herët komunistët me gojën e Marko Dajtit.

a.k

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Kur degjoj fjalet &quot;parti te majta dhe te djathta ne Shqiperi&quot; me vjen per te qeshur. A mos eshte ky zotni nje eksponent i demokristianeve te Shqiperise?(megjithese nuk eshte cudi te kete nderruar parti). Ne tere pjesen tjeter te botes, debati qe percakton identitetin majtas apo djathtas te nje partie eshte kufizuar vec ne pak pika ideologjike: immigracioni,&nbsp;te drejtat e gays&nbsp;dhe legalizimi i drogave te buta. Pasi u shprehen pro per&nbsp;martesat gay (nuk po i hyj merites se ceshtjes a eshte mire apo gabim) e &quot;djathta&quot; jone sfidon parimet e gjeometrise dhe tejkalon te majten per legalizimin e drogave. A ka mbetur me e djathte ne Shqiperi? Ne nje vend goxha konservator si Shqiperia elektorat te djathte duhet te kete sate duash. Po parti te djathta a ka?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.