Arkiv-Lajme
Geri Kokalari: Ju rrëfej miqësinë e Guvernatorit Ardian Fullanit me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
I ftuar në emisionin, Tonight Ilva Tare, shqiptaro-amerikani, Geri Kokalari flet për marrëdhëniet e tij me drejtuesit e shtetit shqiptar, në këto 24 vite , si dhe për denoncimen e skandaleve, që sipas tij, përfshijnë njerëzit e elitës politike. Kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europin të ndihmojnë Shqipërinë për të luftuar korrupsionin e politikanëve të lartë. Tregon se në 2005 e ka ndihmuar Berishën për të ardhur në pushtet, por thotë se ai është aq koruptuar, sa Fatos Nanon dukej amator para tij.
“Dinamo” nuk është më ekipi i Ministrisë së Brendshme
Një emër i ngjashëm me klubet lindore, por edhe një klub sportiv dikur i njohur si pjesë e Ministrisë së Brendshme. Aq sa ndante dhe i jepte kuptim ndryshimit të tifozerisë, sidomos asaj të futbollit shqiptar. Që nga sot duket se nuk do të jetë më kështu. Qeveria ka vendosur që klubi sportiv “Dinamo” të kalojë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Tjetër shtesë fondesh në kuadër të vizitës së Papa Françeskut. Qeveria merr përsipër edhe realizimin e altarit nga ku do të meshojë Papa
Qeveria shqiptare ka miratuar sot përmes një vendimi të vetin, një tjetër shtesë fondi që do të mbulojë shpenzimet e nevojshme me rastin e vizitës së Papa Françeskut më 21 shtator. Përmes vendimit shtohen edhe 29 400 000 lekë që do të shërbejnë për ndërhyrjet rehabilituese në sheshin “Nënë Tereza”, për realizimin e dekorit të qytetit të Tiranës si dhe për realizimin e ekspozitës në Muzeun Kombëtar.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë apelon për zgjedhjen e Guvernatorit të ri
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dalë sot me një deklaratë të vetën përmes së cilës ka përcjellë vlerësimet për zhvillimet në tregjet dhe institucionet financiare, si dhe në veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë. Dhe në dekaratë jepen vlerësime që flasin për stabilitetin e situatës. Ndërkohë Këshilli ka bërë thirrje që të ecet më tej me organizimin e drejtimit të BSH-së, ose ndryshe me zgjedhjen e Guvernatorit të ri, pas shkarkimit që iu bë Ardian Fullanit.
Gotye drejt politikës. Anëtari i “The Basics” Schroeder: “Kundër politikës së elitave dhe politikanëve të përjetshëm”
Këngëtari australian Gotye, emri i vërtetë i të cilit është Wally De Backer, ka vendosur t’i hyjë politikës. Siç raporton “The Guardian” ai po formon një parti politike bashkë me bandën e vet “The Basics” përmes së cilës synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet australiane të muajit nëntor në shtetin e Victorias. Anëtëri i bandës, Kris Schroeder, duket se ka dhënë edhe vizionin e politikës së tyre, e cila konsiderohet të jetë një përpjekje kundër atyre që Schroeder i quan politikanë të përjetshëm.
Kuvendi shtyn afatin për hetimin e shkresave të lëshuara nga Visho Ajazi. “AS” citon burime që flasin “për një zhvillim të rëndësishëm brenda këtij muaji”
Komisioni Parlamentar i Sigurisë ka vendosur sot të shtyjë afatin kohor për tre deputetët që do të shqyrtojnë dokumentacionin e firmosur nga kreu i SHISH-it, Visho Ajzai, në të cilat kërkohej informimi për personat e emëruar në polici, e të cilët mund të ishin implikuar në veprimtari antiligjore. Për rrjedhojë Pjerin Ndreu, Pirro Lutaj dhe Xhemal Qefalia do të kenë kohë shtesë në dispozicion për të verifikuar dokumentacionin që u publikua edhe në media.
Opozita kosovare rikonfirmon bashkëpunimin. Kurti i VV-së deklaron se për qeverinë do të ketë një marrëveshje tjetër
Partitë opozitare në Kosovë, VV, LDK dhe Nisma dhe AAK kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunim në prag të nisjes së seancës së 12 shtatorit kur mendohet të votohet për kryetarin e ri të parlamentit. Pas takimit kreu i VV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo është jë marrëveshje që e “vë Kosovën në binarët e drejtësisë”. Sipas tij për çështjen e qeverisë do të ketë një marrëveshje tjetër.
http://koha.net/?id=27&l=24936
s.z
Takimi ndërkombëtar i Paqes 2015 do të zhvillohet në Tiranë
Komuniteti i Sant’Egidios ka njoftuar se takimi i radhës i Paqes për vitin 2015 do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Njoftimi u bë në mbyllje të takimit “Paqja është e ardhmja - religjonet dhe kulturat në dialog njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore” në Anvers, dhe në të jepen edhe arsyet se pse u zgjodh Shqipëria. “Shqipëria është një shembull pozitiv për bashkëjetesën mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe ndodhet në një rrugë të mirë drejt Bashkimit Europian”, thuhet në njoftim.
Bie me 24% furnizimi me gaz për Poloninë nga “Gazprom”. Ende i pazyrtarizuar motivi
Polonia ka konstatuar sot një ulje prej 24% të vëllimit të gazit që furnizon këtë vend nga Rusia përmes Bjellorusisë. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për kufizime nga Gazprom, apo për probleme teknike, spelullimet politike kanë nisur. Ky problem i hasur në Poloni po shihet si reagim i Kremlinit ndaj sanksioneve që BE-ja i ka vënë, mirëpo lëvizja në vetvete, parashikohet ta bëjë më agresive BE-në në planin ekonomik ndaj Rusisë, që po humbet shumë nga sanksionet.
Komisionerët e rinj të KE-së. Timermans, zv. President i Parë. Avramopoulos, komisioner për Migracionin. Nuk caktohet komisioner për Zgjerimin
Zbardhen emrat e rinj të komisionerëve të Komisionit Europian. Kështu pas Jean Claude Juncker, do të ketë pesë zv.presidentë që janë: Kristalina Georgieva, Alenka Brautsek, Jyrki Katainen, Valdis Dombrovskis dhe Andrus Ansip. Zv. Presidenti i Parë do të jetë Frans Timmermans, kurse në vend të Ashton si Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.