Arkiv-Lajme
Rama pas sherrit të tifozëve në Shkodër: Stadiumet në Shqipëri s’mund të jenë më peng i barbarëve
Ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku tifozët e Tiranës dhe Vllaznisë u përplasën mes tyre, ka dënuar edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka garantuar se qeveria do të bashkëpunojnë ngushtësisht me Federatën Shqiptare te Futbollit për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e këtyre ngjarjeve. “Stadiumet në Shqipëri s’mund të jenë më peng i barbarëve! Do bashkëpunojmë ngushte me FSHF për t’i dhënë fund histerisë turpëruese të dhunës”, shkruan Rama në faqen e tij në “Facebook”.
Kosova gati t’i bashkohet BE-së për t’i vënë sanksione Rusisë
Duke ndjekur hapin e Bashkimit Evropian, edhe Kosova shumë shpejt pritet që t’i vejë sanksione Rusisë. Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka koordinuar dhe analizuar mundësinë që t’i vejë sanksione Rusisë. Gazeta “Exspress” njofton se profesor të marrëdhënieve ndërkombëtare kanë theksuar se Kosova, ndonëse me kapacitete të limituara që i ka, duhet të ndjek politikat e Bashkimit Evropian dhe t’i vejë sanksione Rusisë. Madje, sipas tyre, do të ishte fatale çfarëdo veprimi tjetër që nuk do të ishte në përputhje me politikat e BE-së dhe SHBA-së.
BE nis sanksionet e reja ndaj Moskës, bllokohen financimet në sektorin e naftës dhe të mbrojtjes
Sanksionet e reja evropiane kundër Moskës, hynë në fuqi mëngjesin e 12 shtatorit me publikimin e tyre në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia prestigjioze AFP. Këto sanksione parashikojnë veçanërisht të limitojnë financimin e ekonomisë ruse, gjithashtu të prekin 24 personalitete ruse dhe ukrainase akuzuar për përfshirje në konfliktin në Ukrainë.
Banka e Shqipërisë pret kandidatët e rinj për Këshillin Mbikëqyrës. Ja emrat e listës
Pesë janë kandidatët e mundshëm për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pas dorëheqjes së Ardian Civicit dhe shkarkimit të guvernatorit Ardian Fullani, tanimë në drejtimin e Bankës Qendrore kanë mbetur vetëm psesë anëtarë. Gazeta “Panorama” ka publikuar sot emrat e tyre. Sipas “Panoramës” në listë janë: Niko Hodbari – i cili punon në FMN, Sybi Hida - punon në FMN, Marta Muço - ka punuar për BB, Xhentil Demiraj, - punon për Bankën e Detit të Zi dhe Gjergji Konda që ka punuar për BERZH. I fundit, Anëtari I nëntë do të zgjidhet me votat e tetë anëtarëve të tjerë.
Ish-truproja rrëfen vrasjen e Azem Hajdari e Sokol Olldashit
Marjan Gryka, ish-truproja e deputetit Azem Hajdari, I cili u vra natën e 12 shtatorit 1998,aktualisht dhe kryetari i shoqatës “Azem Hajdari”, ka dhënë një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”. Pikërisht në përvjetorin e 16-të të vrasjes së liderit të Dhjetorit, Marjan Gryka akuzon ish-kreun e PD, njëherësh ish-kryeministrin, Sali Berisha si autor të vrasjes jo vetëm të Azem Hajdarit por dhe të deputetit dhe anëtarit të kryesisë së PD dhe kandidatit kryetar për kryetar partie, Sokol Olldashi. Nëpërmjet intervistës së dhënë në të përditshmen “Shqiptarja.com”.
“Kush e kërkoi kokën e Fullanit?” Hipotezat për arrestimin e ish-Guvernatorit në “Opinion”
Emisioni “Opinion” ka patur sot si temë qendore çështjen e Bankës së Shqipërisë me theks të veçantë te Ardian Fullani dhe fati i tij penal dhe politik, nëse mund të shprehemi kështu. “Kush e kërkoi kokën e Fullanit”, shtronte pyetjen emisioni në fjalë, përgjigjen e të cilës janë përpjekur ta japin Aleksandër Frangaj, Andrea Stefani, Artur Zheji, Artan Hoxha, Ylli Rakipi dhe Fatos Lubonja. Së pari duhet nënvizuar se një pikë ku është rënë dakord nga të gjithë ka qenë masa e arrestit dhe masa e sigurisë, që janë konsideruar si të pavenda dhe të tepruara.
Përmeti organizon “Jeto me traditën”, një festival në shërbim të turizmit
Qyteti i Përmetit, apo ndryshe i cilësuar si “qyteti i luleve”, për dy ditë do të jetë dhe qendra e kulturës shqiptare. Në datat 12-13 shtator, në këtë qytet do të zhvillohet festivali “Jeto me traditën”. Projekti bëhet i mundur nga Bashkia e Përmetit në bashkëpunim me organizata të tjera kulturore. Në kuadër të projektit, festivali synon të promovojë përdorimin e burimeve lokale natyrore, trashëgiminë kulturore dhe bujqësore të zonës për të rigjallëruar dhe vlerësuar traditën.
Dhunë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër në ndeshjen Vllaznia-Tirana. Plagoset edhe Refik Halili(video)
Është shoqëruar me incidente dhe dhunë ndeshje mes Vllaznisë dhe Tiranës në qytetin e Shkodrës. Dhunë e cila ka çuar në lëndimin e katër tifozëve të Tiranës dhe të Presidentit të ekipit, Refik Halili. Shkak duket të ketë qenë një 11 metërsh i akorduar nga arbitri për Tiranën, pas së cilës ofendimet në kor i kanë paraprirë dhunës, e cila ka vazhduar edhe jashtë stdiumit “Loro Boriçi”.
Video: http://www.youtube.com/watch?v=xMU8Je3HOYs#t=60
s.z
Deputeti i PD-së Spaho kërkon zgjedhjen urgjente të Guvernatorit të ri. Nga ana tjetër nuk mungojnë spekullimet edhe për zgjerimin e hetimeve
Edmond Spaho i Partisë Demokratike ka bërë thirrje sot që të përshpejtohet hapat për zgjedhjen e Guvernatorit të ri. “Zgjedhja e guvernatorit të ri është emergjente. Zëvendësimi i guvernatorit është çështja më urgjente per momentin. Ligji e ka të qartë procesin, mjafton të plotësohen vendet në këshill dhe te procedohet me zgjedhjen e guvernatorit te ri, i cili është prerogativë e presidentit. Profili i guvernatorit është në ligj shtetas shqiptar, jo politik”, citon “Vizion Plus” Spahon.
Ylli Manjani: “Ligj i ri dhe projekt për supervizim ndërkombëtar të BSH-së. Deri më sot vetëm tre guvernatorë nuk kanë patur probleme me ligjin”
Ylli Manjani, që është një nga numrat dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka folur sot për “Top-Channel” për çështjen e Bankës së Shqipërisë. Manjani i përmbahet idesë se nevojitet një ligj i ri për bankën dhe se kjo çështje nuk duhet të reduktohet në zëvendësimin e Guvernatorit si funksion i koncesioneve politike. Këto të fundit fitojnë shumë vlerë po të mbahet parasysh se po afrojnë edhe zgjedhjet lokale. Manjani hedh idenë edhe të një projekti që e sheh BSH-në nën supervizim ndërkombëtar.