Përmeti organizon “Jeto me traditën”, një festival në shërbim të turizmit

Qyteti i Përmetit, apo ndryshe i cilësuar si “qyteti i luleve”, për dy ditë do të jetë dhe qendra e kulturës shqiptare. Në datat 12-13 shtator, në këtë qytet do të zhvillohet festivali “Jeto me traditën”. Projekti bëhet i mundur nga Bashkia e Përmetit në bashkëpunim me organizata të tjera kulturore. Në kuadër të projektit, festivali synon të promovojë përdorimin e burimeve lokale natyrore, trashëgiminë kulturore dhe bujqësore të zonës për të rigjallëruar dhe vlerësuar traditën. Qëllimi është që aktivitetet kulturore të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, falë promovimit dhe përmirësimit të burimeve të zonës. Përmeti do të shndërrohet në një qendër argëtimi ku plot turistë vendas dhe të huaj do të jenë të mirëpritur.
L.V
Add new comment