Ylli Manjani: “Ligj i ri dhe projekt për supervizim ndërkombëtar të BSH-së. Deri më sot vetëm tre guvernatorë nuk kanë patur probleme me ligjin”

Postuar në 11 Shtator, 2014 09:15

Ylli Manjani, që është një nga numrat dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka folur sot për “Top-Channel” për çështjen e Bankës së Shqipërisë. Manjani i përmbahet idesë se nevojitet një ligj i ri për bankën dhe se kjo çështje nuk duhet të reduktohet në zëvendësimin e Guvernatorit si funksion i koncesioneve politike. Këto të fundit fitojnë shumë vlerë po të mbahet parasysh se po afrojnë edhe zgjedhjet lokale. Manjani hedh idenë edhe të një projekti që e sheh BSH-në nën supervizim ndërkombëtar. “Ka ardhur koha që jo të eksperimentojmë, por të provojmë një projekt, i cili nuk ka të bëjë shumë me emrin e një guvernatori të ri, por do kishte të bënte me një projekt për eurofikimin e ekonomisë shqiptare. Është ideja e një binjakëzimi, më shumë se sa emri i huaj, me një bankë europiane. Është ideja e ndërtimit të një projekti nën supervizimin, po të kemi mundësi, edhe të Bankës Europiane për këtë çështje. Kështu që nuk duhet ta shohim si një emër i ri, por një projekt që herët apo vonë në Shqipëri do të fillojë”, tha ai. Sipas tij edhe historia e BSH-së që nga themelimi flet për mungesën e besimit në këtë sektor, pasi “që nga viti ‘25 që njihet si origjina e BSH, të gjithë drejtuesit e bankës, guvernatorët apo drejtorët, në varësi të viteve se kur kanë shërbyer, kanë patur probleme serioze me ligjin e drejtësinë. Fakt është që vetëm Qirjako, Mihajli dhe zoti Shkëlqim Cani kanë mbyllur një mandat në drejtimin e BSH pa pasur probleme me drejtësinë. Të gjithë të tjerët, ose kanë pasur probleme me drejtësinë dhe janë futur në burg, ose janë në arrati”, tha Manjani. Meqë jemi te historia, është me interes një punim i Saša Mišić, i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit me titull: “Banka serbo-shqiptare, 1925-1927”. Përpjekja për krijimin e një banke kombëtare shqiptare u synua nga disa drejtime dhe në rastin jugosllav ishin vëllezërit malazezë Zuber ata që arritën që me ndihmën e Beogradit të marrin nga Ahmed Zogu të drejtën e krijimit të Bankës Serbo-Shqiptare, që hapi një seli në Shkodër. Qëllimi ishte transformimi i saj në bankë kombëtare, por në instancë të fundit fituan italianët(edicioni i vitit 2006 i revistës “Balcanica” të Institutit të Studimeve Ballkanike të Beogradit - http://doaj.org/toc/85da7746467b44418083394bee36b3d2/2006). Është njëfarësoj ironike se BSH-ja lindi nën mbikëqyrje dhe me sa po duket po shkon sërish drejt mbikëqyrjes ndërkombëtare, tanimë si një proces që po përfshin shumë banka.

s.z

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Fakt është që vetëm Qirjako, Mihajli dhe zoti Shkëlqim Cani kanë mbyllur një mandat në drejtimin e BSH pa pasur probleme me drejtësinë. Të gjithë të tjerët, ose kanë pasur probleme me drejtësinë dhe janë futur në burg, ose janë në arrati”.

Interesante apo jo. Ne nje vend ku cfare nuk kane bere politikanet e medhenj, asnjeri prej tyre nuk eshte denuar, po cuditerisht guvernatoret perhere po. Mbase me shume se problemet konstante te guvernatoreve ky fakt tregon problemin konstant qe ka politika me moskontrollimin e nje institucioni qe partneret nderkombetare kerkojne ta mbajne sa me larg duarve te saj?

Submitted by caf teli (not verified) on

Edhe Dylber Vrioni qe zevendesoi  Ilir Hotin per 1 vit nuk pai probleme dhe eshte neTirane, por ne kohe t Sh.Canit  u fut Zv. i tij . Persa i perket idese te Z  Manjani do te thonja se urgjentisht te behet ligji dhe me ekspert te FMN teBankes Evropianederi sa synojme atje. Ata te kene keshilltare. Kur largohen keshilltaret e FMN kane ndodhur zullume. Pas saj te reformohet BSH ne perputhje me ligjin e ri. Keto ide i keni ne nje shkrim te Keno Korrit ne rubriken billboard

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.