Arkiv-Lajme
Harito: Na duhet administratë profesioniste për të negocuar me BE-në
Gjatë muajit tetor vendet e lira në administratën publike do të plotësohen përmes konkursit. Për qeverinë, krijimi i një administrate moderne është tepër e rëndësishme. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito deklaroi të premten se administrata e ardhshme do të nisë negociatat me BE-në, duke vënë në dukje se “negociatat janë tepër ekzigjente, strikte dhe profesionale dhe nëse s’kemi profesionalizëm, është e pamundur të kemi negociata”.
Vatikani: Papa Françesku nga Shqipëria për vizitë zyrtare në Turqi
Pas Shqipërisë, Papa Françesku do të shkojë për vizitë zyrtare në Turqi. Sipas njoftimit të zëdhënësit të Vatikanit, At Federico Lombardi, kjo vizitë do të kryhet në fund të nëntorit. Duke iu referuar gazetës “Il messaggerio”, bëhet me dije se At Federico Lombardi theksoi: “Selia e Shenjtë kishte marrë letrën e ftesës nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Aktualisht jemi duke u marrë me përgatitjen e udhëtimit për në fund të nëntorit. Programi dhe data ende nuk janë përcaktuar”.
24 ushtarakë shqiptarë të shkollës së kandidatëve për Oficerë të Gardës së New Jersey marrin diplomat
24 oficerë përfunduan programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficerë të Gardës së New Jersey në SHBA. Të premten u zhvillua dhe ceremonia e diplomimit të tyre.
Kreu i KMSH-së, Bruçaj: “95% e xhamive në Shqipëri, nën jurdiksionin tonë”
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, i ka dhënë një intervistë gazetës “Java” në të cilën flet për aktualitetin dhe morinë e temave që po ndërlidhin fenë me zhvillime sociale dhe politike.
1- Si do t’ja shpjegonit publikut jetëshkrimin tuaj, domethënë, cili është Skender Bruçaj i parë me sytë e Skenderit?
Reforma territoriale/ Çuçi, Cani e Fino: Decentralizimi fiskal të realizohet brenda vitit
Ministri Çuçi u shpreh të premten se decentralizimi fiskal është mjaft i rëndësishëm pas miratimit të ndarjes së re territoriale me 61 bashki, ndërsa shtoi se vendi ynë tashmë e ka eksperiencën dhe mbështetjen e duhur të ndërkombëtarëve për të arritur në konsolidimin fiskal. Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, kreu i komisionit të posaçëm të reformës territoriale, Bashkim Fino dhe përfaqësues të USAID-it zhvilluan të premten një tryezë të përbashkët me temë “Reforma territoriale dhe decentralizimi fiskal”.
Apeli/ Rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj Fullanit më 15 shtator
Gjatë një seance në Gjykatën e Apelit është vendosur që rivlerësimi për e masën e sigurisë ndaj ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, të zhvillohet ditën e hënë, me 15 shtator, ora 12:00. Burime nga Gjykata e Aeplit bënë të ditur për ATSH-në se trupa gjyqësore e ngarkuar për këtë çështje perbehet nga Alaudin Malaj, Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri. Fullani u arrestua të premten e kaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata e shkalles se parë mori parasysh kërkesën e Prokurorit të çështjes duke pranuar kërkesën për masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Shkëlqim Cani: Stabiliteti financiar nuk varet nga një individ, është i sigurt edhe pas situatës së krijuar në Bankën e Shqipërisë
“Stabiliteti financiar është i sigurt edhe pas situatës së krijuar në Bankën e Shqipërisë”. Deklarata është bërë nga ministri i Financave Shkëlqim Cani mesditën e së premtes. Lidhur me arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani, Cani theksoi se stabiliteti financiar nuk varet nga një individ i vetëm.
Përkujtohet 16- vjetori i vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari dhe shoqëruesit Besim Çere. Basha: U vranë nga dora kriminale e armiqve të lirisë
16- vjetori i vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari është përkujtuar të premten nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Ata bërë homazhe te momeriali i tij në qendër të Tiranës. “Azem Hajdari përbën zemrën tonë, forcën tonë, vendosmerinë tonë për të qëndruar fortë për vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe shtetit ligjor, përgjegjësisë para ligjit dhe të drejtat dhemelorë te qytetarëve.
Berisha flet për Fullanin: Dënoj arrestimin e guvernatorit, është bërë nga një klikë mafioze
Berisha foli të premten për arrestimin e Guvernatorit të BSH Ardian Fullanit, duke ndarë kështu mediatikisht për herë të parë qëndrimin e tij për këtë çështje. Deklaratat e tij u bënë pas ceremonisë përkujtimore para memorialit të deputetit Azem Hajdari, në ditën e përkujtimit të vrasjes së tij. Sipas Berishës arrestimi i guvernatorit është stalinist, i bërë nga një klike mafioze, të cilën ai dënoj. Mes të tjerash ai tha: “E ka propozuar PS dhe ne e kemi rimandatuar, pasi ka ruajtur me fanatizëm pavarësinë e bankës.
Ndoka: Vendimi për bojkotimin e Kuvendit i përket PD-së, nuk u konsultuan me aleatët
Nard Ndoka bëri të ditur se nuk ka pasur konsultim me aleatët për bojkotimin e seancave në Kuvend dhe se ky vendim është i Grupit Parlamentar të PD-së. I ftuar në emisionin ‘Mëngjes Express’ në ‘Ora News’ me gazetarin, Enkel Demi, kreu i demokristianëve nuk ngurroi të shprehë kundërshtinë kundër këtij vendimi të PD. Sipas tij opozitarizmi bëhet në parlament dhe prania e deputetëve opozitarë bëhet dhe më e rëndësishme në kushtet e një Kryeministri që po çon ekonominë në kolaps.