Vatikani: Papa Françesku nga Shqipëria për vizitë zyrtare në Turqi

Pas Shqipërisë, Papa Françesku do të shkojë për vizitë zyrtare në Turqi. Sipas njoftimit të zëdhënësit të Vatikanit, At Federico Lombardi, kjo vizitë do të kryhet në fund të nëntorit. Duke iu referuar gazetës “Il messaggerio”, bëhet me dije se At Federico Lombardi theksoi: “Selia e Shenjtë kishte marrë letrën e ftesës nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Aktualisht jemi duke u marrë me përgatitjen e udhëtimit për në fund të nëntorit. Programi dhe data ende nuk janë përcaktuar”. Zëdhënësi i Vatikanit konfirmoi informacionet që flisnin për këtë udhëtim të parë të papa Françeskut në Turqi. Papa Françesku ishte shprehur gjithashtu disa muaj më parë se shpresonte të shkonte për 30 nëntorin në Stamboll për festën e shën Andresë, njëri prej 12 apostujt dhe themeluesi i Kishës së Orientit, sipas traditës së krishterë. Stambolli, apo quajtur ndryshe Kostandinopoja gjatë perandorisë Bizantine, është dhe një nga qendrat më të rëndësishme të krishterëve ortodoks.
L.V
Add new comment