Arkiv-Lajme

Ndërron jetë ish-ministri i Arsimit, Thoma Deliana

Postuar në 14 Shtator, 2014 11:14

Ka ndërruar jetë sot në moshën 90-vjeçare, ish-ministri i Arsimit në disa vite të kohës së regjimit të  Enver Hoxhës, Thoma Deliana. Deliana ishte me origjinë nga Elbasani dhe arriti në majat e ekzekutivit shqiptar të viteve para ’90. Ai gjithsesi u godit në vitet ’80.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/nderron-jete-ish--ministri-i-arsimit...

s.z 

Ambasadori slloven në NATO akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë. Qeveria dhe NATO hedhin poshtë spekullimet e “nxitura nga polakët”

Postuar në 14 Shtator, 2014 09:48

Ambasadori slloven në NATO, Andrej Benedejčič, është vënë në qendër të akuzave për spiuanzh në favor të Rusisë. Kanë qenë mediat ato që kanë publikuar akuza dhe aludime të tilla dhe mandej Benedejčič është thirru në Ministrinë e Jashtme për konsultime. Ka qenë gazeta “Reporter” ka publikuar artikullin në të cilin thuhet se shqetësimin për aktivitetin e supozuar të Benedejčič, e kanë ngritur polakët, duke shtuar më tej se Benedejčič është një rusofil i njohur dhe dikur madje ka qenë edhe ambasador i Sllovenisë në Moskë.

12 shtator 1998, personi i fundit me të cilin komunikoi Azem Hajdari. Haxhia: “Azemi ishte me pistoletë me silenciator në dorë. Vrasja, e paplanifikuar”

Postuar në 14 Shtator, 2014 09:12

Izet Haxhia rrëfen në pjesën e tretë të intervistës për “Dita” dinamikën e vrasjes së Azem Hajdarit dhe faktin se sipas tij, vrasja ndodhi rastësisht.

Kush e vrau Azem Hajdarin?

Izet Haxhia: Fatmir Haklaj

Ka qëlluar dikush tjetër kundrejt tij?

Izet Haxhia: Jo!

Pse ishte atë ditë aty Fatmir Haklaj, me qëllim për ta vrarë Azem Hajdarin dhe ju jeni ndërmjetësi që nënkupton Jaho Mulosmani në intervisten ne DITA, pak jave me pare nga burgu i Burrelit?

Ngjela thotë se nuk janë 7 milionë dollarë, por 200 milionë euro të vjedhura në Bankën e Shqipërisë

Postuar në 14 Shtator, 2014 08:56

“Të gjithë të tremburit kanë pjesë në vjedhje. Po cila është vjedhja? Nga ato që kanë dalë deri tani si abuzim në Bankën e Shqipërisë, vjedhja i kalon 200 milionë Euro. Shiheni me vemendje: gjithë ajo bankë ka një fitim vjetor prej 30 milionë lekësh të vjetra. Turp! Sa një kioskë mizerabël. Por Banka ka pasur shpenzime që i kalojnë 40 milionë Euro në vit. Ku kanë shkuar gjithë këto para? E pra, kjo është arsyeja pse bërtasin sot me klithma beneficiarët, domethënë përfituesit”- kështu shkruan në profiln e tij Spartak Ngjkela që bën thirrje për caktimin e një guvernatoir të huaj.

Pas ekzekutimit të David Haines, Cameron deklaron se do të nisë gjuetia ndaj vrasësve. “Ata nuk janë myslimanë, janë përbindësha”

Postuar në 14 Shtator, 2014 08:29

Ekzekutimi nga ISIS i britanikut David Haines ka nxitur një reagim politik të nivelit të lartë në Londër. “Britania do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që të ruajë sigurinë e vet”, ka deklaruar kryeministri David Cameron. Ai ka deklaruar se Britania do të ndjekë vrasësit e Haines, duke u përballur me kërcënimin e ISIS në një mënyrë të qetë dhe të vendosur.

Helidon Bushati: Mimi Kodheli shkeli ligjin, i dha policisë helikopterin e ushtrisë

Postuar në 14 Shtator, 2014 05:24

Nëpërmjet deputetit Helidon Bushati, Partia Demokratike ka akuzuar të dielën ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për shkelje të ligjit. Sipas PD, Kodheli ka vënë mjetet e ushtrisë në shërbim të operacioneve të policisë. Në një deklaratë për media deputeti Bushati shprehet se dëmtimi i helikopterit me një vlerë prej 12 milionë euro, të blerë nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, përbën një dëm të madh financiar.  “Dhënia e mjeteve të ushtrisë pa një marrëveshje, pa një vendim qeverie, pra pa një bazë ligjore, është një shkelje e rëndë.

Kryeministri Rama takim jo zyrtar me Presidentin Nishanin

Postuar në 14 Shtator, 2014 05:19

“Ora News”  njoftoi se mesditën e së dielës Kryeministri Edi Rama u fut në Presidencë dhe zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani. Kamera e  “Ora News” fokusoi makinën e kryeministrit Edi Rama brenda në ambientet e Presidencës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Takimi ndodh në një ditë pushimi siç është e diela dhe ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë njoftim për median. Takimi i cili është zhvilluar rreth orës 11:30 minuta ka zgjatur rreth 30 minuta.

Ristani: Kokëdhima po kthehet në pasha, po ndërton ku të mundet

Postuar në 14 Shtator, 2014 05:02

Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani së bashku me banorët e Qeparosë kanë denoncuar të dielën një ndërtim vetëm 3 metra larg bregdetit, që sipas tyre i përket deputetit socialist Koço Kokëdhima. Deputeti Ristani akuzoi më tej Kokëdhimën se po kthehet në pasha. Sipas tyre, ky ndërtim bëhet në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me cdo kondicion urbanistik. “Sot Qeparoi e ka një hall të madh. Një nga djemtë e vet nuk e do. Një nga djemtë e vet ka bërë këtë çiban këtu duke i marrë bukurinë Qeparoit. Të tillë çibanë kanë dalë kudo sot. Në këtë hall të madh sot është Tirana.

Hetimi për 21 Janarin, Kuliçaj e Burgaj nuk ekzekutuan urdhër-arrestet

Postuar në 14 Shtator, 2014 04:01

Nën hetim në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011 janë vënë dy ish-krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj. Siç shkruan e përditshmja “Panorama” ata po hetohen për mos bindjen ndaj urdhrit të prokurorisë së Tiranës për ekzekutimin e 6 mandat-arresteve të lëshuar për arrestimin e efektivëve të Gardës së Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit. Kuliçaj në cilësinë e ish-zv/drejtorit të Përgjithshëm dhe Burgaj në cilësinë e drejtorit, zyrtarisht janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

“Bilbilfryrësit”, ligji i ri i qeverisë për “spiunë” specialë në biznese dhe administratë

Postuar në 14 Shtator, 2014 03:20

Një strukturë të re “spiunazhi” për administratën qeveritare dhe biznesin privat.  Ky është një vendim i Qeverisë për të krijuar strukturën e re me “bilbilfryrës”. Gazeta 'Panorama' zbulon ligjin e ri, ku sipas saj njerëzit të cilët do të japin informacion për veprimtarinë e “errët” të institucioneve dhe bizneseve, janë quajtur “Bilbilfryrës”. Ky është dhe një term anglez, që në shqip, por edhe sipas veprimtarisë që ato do të bëjnë sipas ligjit, quhen informatorë apo në zhargon “spiunë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme