Ambasadori slloven në NATO akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë. Qeveria dhe NATO hedhin poshtë spekullimet e “nxitura nga polakët”

Postuar në 14 Shtator, 2014 09:48

Ambasadori slloven në NATO, Andrej Benedejčič, është vënë në qendër të akuzave për spiuanzh në favor të Rusisë. Kanë qenë mediat ato që kanë publikuar akuza dhe aludime të tilla dhe mandej Benedejčič është thirru në Ministrinë e Jashtme për konsultime. Ka qenë gazeta “Reporter” ka publikuar artikullin në të cilin thuhet se shqetësimin për aktivitetin e supozuar të Benedejčič, e kanë ngritur polakët, duke shtuar më tej se Benedejčič është një rusofil i njohur dhe dikur madje ka qenë edhe ambasador i Sllovenisë në Moskë. Agjencia Sllovene e lajmeve hedh poshtë akuzat duke cituar burime të qeverisë që thonë se ato janë të pavërteta. Ndërkohë edhe vetë NATO ka mohuar që të ketë hetime rreth kësaj çështjeje.

http://www.globalpost.com/dispatch/news/xinhua-news-agency/140911/slovenian-authorities-deny-spy-allegations-against-ambassa-0

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2014&mm=09&dd=11&nav_id=91581

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.