Kryeministri Rama takim jo zyrtar me Presidentin Nishanin

Postuar në 14 Shtator, 2014 05:19

“Ora News”  njoftoi se mesditën e së dielës Kryeministri Edi Rama u fut në Presidencë dhe zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani. Kamera e  “Ora News” fokusoi makinën e kryeministrit Edi Rama brenda në ambientet e Presidencës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Takimi ndodh në një ditë pushimi siç është e diela dhe ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë njoftim për median. Takimi i cili është zhvilluar rreth orës 11:30 minuta ka zgjatur rreth 30 minuta. Ky takim zhvillohet në një kohë kur është bërë arrestimi i Guverantorit Ardian Fullani, të shkarkuar nga Këshilli Mbikqyrës dhe që pritet që seancën e të enjtes të hidhet në votim në Kuvend.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.