Pas ekzekutimit të David Haines, Cameron deklaron se do të nisë gjuetia ndaj vrasësve. “Ata nuk janë myslimanë, janë përbindësha”

Ekzekutimi nga ISIS i britanikut David Haines ka nxitur një reagim politik të nivelit të lartë në Londër. “Britania do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që të ruajë sigurinë e vet”, ka deklaruar kryeministri David Cameron. Ai ka deklaruar se Britania do të ndjekë vrasësit e Haines, duke u përballur me kërcënimin e ISIS në një mënyrë të qetë dhe të vendosur. Më tej Cameron ka bërë një deklaratë që i kundërvihet si të thuash strategjisë së militanëtev islamikë të ISIS, që me aktet e ekzekutimit po kërkojnë të nxisin reagimin e Perëndimit, duke u “dhuruar” qeverive kryesore mbështetjen e opinionit. “Ata nuk janë myslimanë, ata janë përbindësha”, ka thënë Cameron. Ndërkohë ekzekutimi të sjell në mend shembullin e James Foley, për të cilin më vonë rezultoi se ishin kërkuar para në këmbim të lëshimit të tij. Nuk dihet nëse edhe në rastin aktual janë kërkuar para, por gjithsesi, këto akte, nuk po nxisin një aksion të koordinuar të perëndimit, i cili do të duhet që të pranojë mbështetjen e qeverive si ajo e Asadit dhe e Teheranit, pa të cilët çdo gjë mund të jetë shumë më e vështirë.
http://www.bbc.com/news/uk-29197931
s.z
Comments
Cameron e ka gabim, ata jane
<p>Cameron e ka gabim, ata jane thjesht musulmane. Mjafton te lexosh kuranin dhe e kupton se ata jane thjesht musulmane. </p>
Add new comment