Arkiv-Lajme
Izet Haxhia: Bomba te VEFA, orkestruar nga Berisha e SHIK-u. Incidenti i rëndë i tij me mentorin e dikurshëm, mjekun Dine Abazi
Pjesa e fundit e intervistës së Izet Haxhisë, ish truproja e Sali Berishës, për gazetën DITA, trajton ngjarjet e bombës tek VEFA dhe personazhet e përfshirë në të. Haxhia deklaron se bombën nuk e ka vënë “Hakmarrja për Drejtësi” dhe kjo akuzë është një sajesë e Berishës. Autori ka qenë një person me emrin Anton Gjergji, komando dhe njeri i përdorur edhe për vrasjet e Haklajve, më pas i eliminuar.
Viti i ri shkollor, të gjithë urojnë diçka. Nga Rama që prezanton teknologjinë “anti-mashtrim”, te Basha që “rikonstrukton”
Sot ka nisur viti i ri shkollor 2014-2015 për arsimin parauniversitar. Kryeministri Edi Rama ishte në shkollën e mesme “Ismail Qemali”, ku uroi nxënësit dhe mbajti një fjalë, ku e prezantoi këtë shkollë si “një nga shkollat pilot sa i përket implementimit të teknologjisë”, pasi nxënësit nuk do të mund të gënjejnë më prindërit e tyre për mungesat e tyre në orët e mësimit. Më herët, ministrja e Arsimit Nikolla uroi të 32 mijë mësuesit e vendit.
Fushë Krujë, eksploziv makinës së kryetarit të bashkisë, për fat asnjë i lënduar
Fushë Kruja po konkurron “denjësisht” Vlorën në garën e shpërthimeve me tritol. Nga dy shpërthime në orëve të fundit, më i freskëti është ai i orës 11.30 dje pranë mesnatës, ku shënjestra ishte
Mbytet një anije me 250 emigrantë në ujërat e Libisë. Mendohet se të paktën 200 persona kanë vdekur
Një tjetër tragjedi civile ka ndohur në Mesdhe. “Al Jazeera” raporton se një anije me rreth 360 emigrantë që udhëtonin drejt Europës është mbytur në ujërat libiane. Zyrtartë e marinës libiane, kanë bërë me dije, se deri më tani janë shpëtuar vetëm 26 njerëz, ndërsa për të tjerët mendohet se janë mbytur. Zëdhënësi i marinës libiane, Ayub Qassem, citohet të ketë deklaruar se ka shumë trupa njerëzish që lëvizin në det dhe se se roja bregdetare libiane, e keqpajisur, ka shumë pak burime njerëzore që të japë ndihmën e saj.
Botërori i basketbollit, SHBA fiton ndaj Serbisë me rezultatin 129-92
SHBA kanë fituar kupën e botës në basketboll në një ndeshje me Serbinë. 129-92 është rezultati final që flet për dominim absolut të amerikanëve. Në të gjitha pjesët e ndeshjes, përveç 10 minutave të fundit, u kontrolluan tërësiht nga SHBA që mbron kështu titullin.
s.z
Mbrojtja publike e Fullanit, Mero Baze mendon se bëhet fjalë për të kufizuar hetimet dhe për të fshehur gjurmët
Mero Baze ka vijuar edhe sot me një opinion për çështjen e skandalit në Bankën e Shqipërisë. “Askush nuk po e ndihmon Fullanin”, e titullon Baze opinion e tij të cilin e ndërton kryesisht mbi linjën e lojës dhe influencës që po investohet për të zgjdhur pa eksese çështjen “Fullani”. Cilat mund të jenë këto eksese? Baze nuk bën aluzione në këtë drejtim, por jep një opinion direkt që është një akuzë. Ja se çfarë shkruan ndër të tjera ai: “Në këtë betejë, politikanët dhe analistët që bëjnë si bodigardë të tij, në të vërtetë kanë problemet e veta me drejtësinë, nëse hetimi thellohet”.
Beograd, një festival kushtuar Bekim Fehmiut
“KultPlus” informon se në Boegrad është rënë dakord që aktorit Bekim Fehmiu t’i kushtohet një festival. Dhe ai duket se do të zhvillohet nga datat 18-21 shtator, ku do të debutojnë pjesëmarrës nga Kosova dhe nga Serbia.
http://kultplus.com/?id=3&l=4610
Negociatat me FMN-në, shtyrja për arsye të kërkesave të misionit. Një ndër to edhe rritja e taksave që është kundërshtuar nga qeveria
Largimi i misionit të FMN-së nga Tirana pa deklaruar lëvrimin e këstit të tretë të huasë tre-vjeçare duket se ka ndodhur për shkak të mosrënies dakord. “Vizion Plus” jepte sot arsyet e debateve mes qeverisë dhe misionit dhe ato kanë qenë të lidhura me kërkesat që FMN-ja ka parashtruar: “Insistimi i FMN-së ka qenë i qartë: Më shumë para për sektorin e energjisë duke qënë se po afrohet sezoni i dimrit. Ministri i Financave nuk ka pranuar, por ka vendosur që të shtojë me 10% fondet për çdo dikaster.
Doda pesimiste: “Ndodhemi në kufij të një ligësie mes njëri-tjetrit që nuk e kemi pasur as me pushtuesin”
Vizita e Papa Françeskut është padyshim një ngjarje me shumë rëndësi për Shqipërinë. Dhe pavarësisht turravrapit të qeverisë dhe bashkisë për të “pastruar pluhurat” e një pjese të Tiranës, vizita gjithesesi nuk e humbet peshën e vet. Nga ana tjetër kanë rëndësi edhe mesazhet e kësaj vizite, që për shumëkënd është një moment që sjell shpresë. Një ndër këta është edhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda që ka postuar me këtë rast një mesazh në rrjetin e vet në “Facebook”.
“Shqiptarja.com” shkruan se Bleona Qereti është pajisur me pasaportë shërbimi. Por mbi cilat kritere?
“Shqiptarja.com” shkruan sot se këngëtarja Bleona Qereti është pajisur me pasaportë shërbimi. Gazeta i referohet fotove që Qerreti ka postuar në “Facebook” mes të cilave figurojnë tri pasaporta: shqiptare, shërbimi dhe amerikane. “Ndonëse nuk dihet mbi cilat kritere Ministria e Punëve të Jashtme e ka pajisur këngëtaren me pasaportën e shërbimit, mësohet se Bleona e ka pasur edhe më parë këtë dokument, i cili është renditur tek sendet që ajo pretendon se i janë vjedhur”, shkruan “Shqiptarja.com”. E vërtetë: mbi cilat kritere është pajisur Qereti me pasaortë shërbimi?