Fushë Krujë, eksploziv makinës së kryetarit të bashkisë, për fat asnjë i lënduar

Fushë Kruja po konkurron “denjësisht” Vlorën në garën e shpërthimeve me tritol. Nga dy shpërthime në orëve të fundit, më i freskëti është ai i orës 11.30 dje pranë mesnatës, ku shënjestra ishte
Automjeti i Kryetarit të Bashkisë, Gjon Bardhi. Mësohet se shpërthimi ndërsa automjeti ishte i parkuar në një lokal në fshatin Larushk. Nga shpërthimi për fat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Vetë kreu i Bashkisë së Fushë Krujës, ka deklaruar se ndodhej në një dasmë brenda në lokal kur ka ndodhur shpërthimi. Ai shprehet se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë kryer këtë veprim dhe se nuk ka konflikt apo hasmëri me asnjë person.
a.k
Add new comment