Arkiv-Lajme
Milano/ Shqipëria dhe Kosova me një Konsullatë të përbashkët. Presin shiritin Bushati e Hoxhaj
Prej 16 tetorit, Shqipëria dhe Kosova, do të kenë një Konsullatë të përbashkët në Milano, ku qytetarëve do t’u ofrohet shërbimi në një ambient modern dhe në një kohë më të shkurtër. Kjo bazohet në Marrëveshjen mes dy qeverive për përfaqësimin konsullor. Njëkohësisht, cilësohet dhe si shprehje e marrëdhënieve shumë të mira e të dy vendeve tona me Italinë. Në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së re, morën pjesë dy ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, anëtarë të trupit diplomatik dhe figura të tjera të larta të
Ambasadori britanik: Drejtësia shqiptare, e keqorganizuar, u lë vend të korruptuarve e të paaftëve
“Është gabim të sulmosh institucione të pavarur thjesht sepse janë të pavarur: është po aq gabim të keqpërdorësh një institucion të pavarur për qëllime politike partiake”, është kjo një thënie interesante e ambasadorit britanik në Tiranë, Nikolas Kanon, në intervistën e dhënë për revistën Java. Ambasadori është ndalur sidomos në problemet e sistemit të drejtësisë, duke konstatuar se “reformimi i sistemit të drejtësisë është sfida më e madhe që përball Shqipëria sot. Besimi i publikut në gjyqësor është i ulët. Shqipëria ka shumë gjyqtarë të përgatitur dhe të ndershëm.
Aktivitet për reformën në Arsimin e lartë, kryeministri: “Reforma do të kryhet, pavarësisht kostove politike”
Ministria e Arsimit dhe Banka Botërore kanë organizuar sot një aktivitet për reformën në arsimin e lartë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në të dhe ka folur për reformën që po kryehet. Sipas tij, reforma do të ecë përpara pavarësisht kostove politike, pasi “ne për këtë jemi votiar”. Po kështu, Rama ka theksuar një tjetër element të kritikës së bërë deri më tani, sipas të cilit, nuk janë vetëm financuesit privatë që kanë çuar në këtë gjendje, pasi edhe universitetet shtetërore vuajnë nga probleme serioze.
Milo-Lubonjës për historinë: Nomenklaturë e regjimit ke qenë ti, jo unë. Tekstet nuk do glorifikojnë Hoxhën
“Babai im nuk ka qenë as anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës dhe as anëtar i nomenklaturës së lartë komuniste. Jemi bashkëmoshatar, por ti ke pasur fatin e mirë që në fëmijërinë dhe rininë tënde je rritur me gjithë të mirat në mes të bollëkut, ndërsa mua dhe familjes sime na duhej të rropateshim të siguronim bukën e gojës si shumica dërrmuese e shqiptarëve”.
Bitraj nga qelia: Më vjen keq për shef Fullanin, gabimet e mia po i vuajnë të tjerët
Ardian Bitraj ka folur për GSH edhe pse në qeli, lidhur me vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë.
Bitraj i është përnbajtur versionit të tij ‘semplist’ për sa ka ngjarë, por nuk ka harruar të shprehë keqardhjen “për shef Fullanin dhe personat e tjerë të arrestuar për këtë ngjarje”. Bitraj thotë se ka pasur arsye të forta që ka vjedhur, por nuk i ka shpjeguar ato.
Rikthimi i Berishës. Edhe zyrë më vete në SHQUP, njësoj si ish kryetarët e tjerë
Riaktivizimi i fuqishëm i ish kryetarit të PD-së Sali Berisha duket se do të shoqërohet me rikthimin në selinë e PD-së. Mediat raportojnë se në godinën e re të PD-së, është parashikuar që ish-kryetarët e PD-së, të kenë secili nga një zyrë më vete. Për këtë arsye, përveç Berishës, zyrë më vete do të kenë edhe Eduard Selami dhe Tritan Shehu. Kjo duket një lëvizje tipike për të risjellë Berishën në godinë, i cili
që prej dorëheqjes së kryetar i PD-së, ka qëndruar në një zyrë private, për të cilën paguante 2 mijë euro në muaj.
a.k
Presidenti në “Opinion”: “Nuk jam për Guvernator të huaj. Ligji nuk dikton zgjedhjen mes anëtarëve të KM. Për emrin e ri, diskutime me mazhorancën”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ku ka folur për marrëdhëniet me mazhorancën dhe zhvillimet politike. Ne rëndësi ka qenë qëndrimi i Nishanit për çështjen e skandalit në Bankën e Shqipërisë dhe zgjdhjen e Guvernatorit të ri, ose Guvernatorit të Përgjithshëm, siç e ka quajtur gazetari Blendi Fevziu. Nishani ka eklaruar se së pari lajmin për arrestimin e Ardian Fullanit e ka marrë vesh nga media. Së dyti, ai ka deklaruar se formalisht Fullani është ende Guvernator, deri sa atë ta shkarkojë Parlamenti.
“Pax Albanica”, Muç Nano përuron edhe “zyrtarisht” daljen e librit të ri studimor në treg
“Pax albanica” është libri i fundit i autorit Mustafa Nano, dalja e të cilit në treg është njoftuar këto ditë. Sot në mbrëmje, Nano dhe botuesi Besnik Myftari organizuan një event të thjeshtë në Cinema Imperial të hotelit Sheraton, për të përuruar këtë studim 250 faqësh në prani të gazetarëve, publicistëve, historianëve e miqve. Për librin thanë përshtypjet e tyre lexuesit e parë të tij, Remzi Lani, Agron Gjekmarkaj e Enkel Demi.
Konferencë shkencore për vizitën e Papës: “Kisha Katolike dhe Shqiptarët presin Atin e Shenjtë”
Një seri veprimtarish po zhvillohen në Shqipëri pak ditë para se Tiranën ta vizitojë papa Francesku, një vizitë që po pritet me mjaft interesim nga qytetarët dhe besimtarët e shumtë. Papa Francesku vjen të dielën në Shqipëri për një vizitë disaorëshe, ndërkohë vazhdojnë përgatitjet për një mikpritje e tij. Në këtë kuadër të hënën Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë zhvilloi në Muzeun Historik Kombëtar një konferencë shkencore me titull “Kisha Katolike dhe Shqiptarët presin Atin e Shenjtë”.
Impas politik në Kosovë, dorëhiqet gjyqtari amerikan i Kushtetueses, gjykata pa kuorum të mjaftueshëm
Thellohet kriza politike në Kosovë. Një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Robert Carolan ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është publikuar sot në faqen zyrtare të Kushtetueses në të cilën theksohet se largimi i tij ka ardhur për shkaqe personale dhe se nuk do të ketë ndikim në vijimin e punës së Gjykatës. Por mediat kosovare e kanë hedhur poshtë këtë, duke thënë që dorëheqja e tij ka ardhur për shkaqe parimore.