“Pax Albanica”, Muç Nano përuron edhe “zyrtarisht” daljen e librit të ri studimor në treg

Postuar në 15 Shtator, 2014 13:31

“Pax albanica” është libri i fundit i autorit Mustafa Nano, dalja e të cilit në treg është njoftuar këto ditë. Sot në mbrëmje, Nano dhe botuesi Besnik Myftari organizuan një event të thjeshtë në Cinema Imperial të hotelit Sheraton, për të përuruar këtë studim 250 faqësh në prani të gazetarëve, publicistëve, historianëve  e miqve. Për librin thanë përshtypjet e tyre lexuesit e parë të tij, Remzi Lani, Agron Gjekmarkaj e Enkel Demi. Ashtu si për punimin e mëparshëm “Unë jam geg”, ku autori thekson kredon e tij se gjërat duhen thënë dhe jo lënë në heshtje, Nano eksploron në këtë vepër përmes referencave dhe një bibliografie të pasur, harmoninë fetare shqiptare por jo vetëm: Edhe momentet e tensioneve fetare në vend dhe arsyet e tyre.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.