Arkiv-Lajme

Obama: “Ebola, kërcënim për sigurinë globale”

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:58

Lufta ndaj shpërthimit të Ebolas në Afrikën Perëndimore, duket se ka hyrë në axhendën kryesore të SHBA-së. BBC-ja citon Presidentin amerikan Baracka Obama që ka thënë se “shpërthimi i Ebolas në Afrikën Perëndimore përbën një kërcënim për sigurinë globale". Ai ka apeluar për përgjigje po në në shkallë globale, teksa vetë SHBA ka urdhëruar dërgimin në rajon të 3000 trupave dhe nisjen e ndërtimit të godinave të reja për kujdesin shëndetësor.

Hyn në fuqi ligji për KLD dhe Shkollën e Magjistraturës. Nisin kriteret e forta

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:40

Ligji për organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës kanë hyrë në fuqi një ditë më parë, duke hapur kështu rrugë reformimit të KLD-së, si dhe emërimeve të gjykatësve të rinj nëpër gjykata. Në relacionin që shoqëron ligjin, i cili është botuar në fletoren zyrtare më 1 Shtator dhe që ka hyrë në fuqi më 16 shtator (ditën e martë) vlerësohet se reformimi i sistemit gjyqësor është një nga prioritet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në drejtim të konsolidimit të parimeve bazë të shtetit të së drejtës.

Rama: Rritje kërkese për arsim profesional, rrugë e sigurt drejt punësimit

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:09

“Arsimi profesional është një rrugë e sigurt drejt punësimit” deklaroi kryeministri Edi Rama të mërkurën, gjatë përurimit të shkollës profesionale austriake “Hermann Gmeiner”, në Tiranë ku ishte i pranishëm dhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj. Rama theksoi se aktualisht jo vetëm ka një rritje të kërkesës për arsimin profesional, por konkretisht kjo shkollë nuk mund të përballojë dot fluksin e kërkesave që ka pasur. “Jemi dëshmitar se si më parë, shkollat profesionale të hapura në ato pak raste, kanë dështuar sepse janë ndërtuar mbi një model tërësisht të vjetër dhe të gabuar.

PD mbledh komisionin e Ekonomisë paralel me Kuvendin: Të hetohet Rama, tendera klientëve

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:02

Pas bojkotit që opozita po i bën jetës parlamentare, PD mbledh komisionin e Ekonomisë, paralel me atë të Kuvendit. Ky komision ka marrë në shqyrtim ligjin për fondet publike që pritet të kalojë në Kuvend. Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi e kanë quajtur këtë ligj jo transparent. “Ligji që votohet nesër në Kuvend për fondet publike nuk rrit konkurrencën dhe transparencën në tendera, përkundrazi kapet me probleme periferike të parëndësishme”, tha Bode. Ndërsa sipas Bylykbashit, ky ligj zhbën transparencën për prokurimet elektronike.

Eglantina Gjermeni: Kreditimi i Lehtësuar për qytetarët që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve e policët e vrarë në detyrë, nuk është ndërprerë

Postuar në 17 Shtator, 2014 04:53

Sfidat e strehimit në vend, ishin tema e diskutimit gjatw njw takimi qw ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni zhvilloi të mërkurën një takim me drejtues të Entit Kombëtar të Banesave. Sipas ministres Gjermeni, sfidat me të cilat përballemi dhe mënyrat për t’i adresuar duke patur në vëmendjen tonë qytetarët janë fokusi i punës.

Policia konfiskon një shumë të madhe parash në shtëpinë e imam Shefqet Krasniqit, në Prishtinë

Postuar në 17 Shtator, 2014 04:43

Në shtëpinë e imam Shefqet Krasniqit, në Prishtinë, sipas “Koha Ditore” janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e madhe parash. Kurse në shtëpinë e Fuad Ramiqit janë gjetur dhe konfiskuar shumë dokumente si dhe disa kompjuterë. "Koha Ditore" shkruan se policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona si të dyshuar për terrorizëm e nxitje dhunë dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare. Të gjithë të arrestuarit po merren në pyetje nga policia.

Në pritje të vizitës së Papa Françeskut vjen ekspozita: "Lin Delija mes sakrales dhe profanes"

Postuar në 17 Shtator, 2014 04:34

Në kuadër të aktiviteteve kulturore, që po organizohen në pritje të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, në Galerinë Kombëtare të Arteve përurohet më datë 17 Shtator 2014, ora 19.00, ekspozita e kuruar nga Z. Gjon Radovani, me titull “Lin Delija mes sakrales dhe profanes”. Në ekspozitë do të paraqiten piktura dhe vizatime  të piktorit  Lin Delija, i cili jetoi dhe krijoi në Antrodoko, pranë Romës.

“Privatizohet” ekipi i Tiranës

Postuar në 17 Shtator, 2014 04:21

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka miratuar kalimn e 66% të aksioneve të ekipit të futbollit bardheblu në pronësi të sponosirëve,m duke mbajtur për bashkinë vetëm 34%. Kjo është është akti final i asaj që u vendos nga Këshilli më 25 qershor. “Shekulli” shkruan se sponosrët do të kenë të drejtë administrimi të kësaj pakete për 18 vjet.

s.z

 

Sot në Kuvend raport-kontrolli ndaj SHISH-it. “Mapo” shkruan se “shkeljet janë të majftueshme për të kërkuar shkarkimin e Visho Ajazit”

Postuar në 17 Shtator, 2014 04:09

“Mapo” lajmëron për përmbylljen e kontrolit parlamentar ndaj SHISH, os emë saktë akteve të lëshuara nga kreu i këtij institucioni, Visho Ajazi. Draft-raporti prej 30 faqesh do të prezantohet sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Madje “Mapo” pretendon se ka mësuar diçka edhe nga përmbajtja e raportit. “Këto shkelje janë të mjaftueshme për të kërkuar shkarkimin e kreut të SHISH-it, por ky është një veprim që i përket kryeministrit”, citon “Mapo” një burim të vetin, duke rendtiru më tej edhe disa shkelje.

s.z   

Kosovë: Arrestohen pesë imamë, një politikan e një duzinë personash të tjerë

Postuar në 17 Shtator, 2014 03:22

Në Kosovë janë bërë qysh në orët e para të mëngjesit disa arrestime imamësh e personash të tjerë që mbahen përgjegjës – kjo thuhet hw pwr hw – për rekrutimin e shumë kosovarëve që kanë shkuar të luftojnë në Siri e Irak e për inkurajimin e terrorizmit. Është arrestuar imami Shefqet Krasniqi, por tok me të janë arrestuar edhe katër imamë të tjerë: Mazllom Mazllomi, Enis Rama, Ekrem Avdiu e Fuad Ramiqi. Mes të arrestuarëve flitet se është dhe një politikan, por nuk jepen të dhëna identitare të tijat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme