PD mbledh komisionin e Ekonomisë paralel me Kuvendin: Të hetohet Rama, tendera klientëve

Postuar në 17 Shtator, 2014 05:02

Pas bojkotit që opozita po i bën jetës parlamentare, PD mbledh komisionin e Ekonomisë, paralel me atë të Kuvendit. Ky komision ka marrë në shqyrtim ligjin për fondet publike që pritet të kalojë në Kuvend. Ridvan Bode dhe Oerd Bylykbashi e kanë quajtur këtë ligj jo transparent. “Ligji që votohet nesër në Kuvend për fondet publike nuk rrit konkurrencën dhe transparencën në tendera, përkundrazi kapet me probleme periferike të parëndësishme”, tha Bode. Ndërsa sipas Bylykbashit, ky ligj zhbën transparencën për prokurimet elektronike. Ai akuzoi më tej kryeministrin Rama se ndryshon ligjet për interesa klienteliste. Më tej ai kërkoi ngritjen e një grupi ekspertësh që të investigojnë për këtë çështje.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.