Arkiv-Lajme
Artan Didi siguron: Kemi marrë masa, s’ka rrezik për Papa Françeskun, në Shqipëri
Asnjë rrezik për Papa Françeskun, gjatë vizitës që do të kryejë në Shqipëri. Një takim jashtë mjediseve të Kuvendit është zhvilluar sot mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Drejtorit të Përgjithshëm Didi i konfirmoi gazetarëve se pikërisht për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, ka shkëmbyer informacione me ministrin. “Erdha në Kuvend për të takuar ministrin. Shkëmbyem mendime, porosira në lidhje me punën për disa gjëra urgjente për vizitën që presim. Edhe dy ditë kemi gjithë atë eveniment”, tha ai.
Rama: Shqipëria përkrah BE-së e SHBA-së kundër terrorizmit që kërcënon Ballkanin e gjithë botën
Në seancës e së enjtes në Kuvend, kryeministri i vendit Edi Rama foli për samitin e NATO-s në Wells dhe pikat kryesore të bisedimit. Kryeministri shprehu edhe njëherë vullnetin e Shqipërisë për të qëndruar dhe kontribuar për të gjitha problemet që shqetësojnë aleancën dhe sigurinë në botë. Në fillim të fjalës së tij, Rama tha se kërcënim për stabilitetin e kësaj aleance përbën agresioni i vazhdueshëm i Rusisë mbi Ukrainë, ku sigurisht,- siç tha ai - Shqipëria mbajti një qëndrim dhe dënoi bashkë me aleatët këtë agresion.
Reduktim i gazit për Ukrainën në masën 25% . Kievi me masa radikale: “Largohen nga puna 1 milionë “të kompromentuar me regjimin e kaluar apo me KGB””
Pas Polonisë, i vjen radha Ukrainës, por edhe Europës që të provojë reduktimet në furnizimin me gaz nga Rusia. Ministri i Energjisë së Ukrainës, Juri Prodan, ka denoncuar reduktimin me 25% të furnizimit me metan që vjen nga Rusia dhe kalon përmes Ukrainës drejt Europës. Ndërkohë dje, kryeministri Arseni Jatseniuk ka bërë të qartë se ligji i miratuar në seancën e fundit parlamentare, që përcakton largimin nga puna në disa profesione, të njerëzve të kompromentuar me regjimin e Viktor Yanukovich, apo edhe me KGB-në sovjetike, përfshin gati 1 milion njerëz.
Sabit Brokaj: “I vëllai i Izet Haxhisë ka deklaruar se Azem Hajdari kishte paguar 100 mijë dollarë, për të më vrarë më 1997-ën”
Sabit Brokaj ka shprehur në një intervistë për gazetën “Dita” mendimet dhe komentete veta për intervistën e Izet Haxhisë. Ka rëndësi përballja me deklaratat dhe të vërtetat e vitit 1997. Dhe Brokaj rrëfen një takim të tijin me vëllanë e Izet Haxhisë, pasi në pushtet erdhën socialistët. Dhe ka rëndësi, pikërisht se është bërë pasi erdhën socialistët. “Pasi u bënë zgjedhjet dhe ne erdhëm në pushtet, shkova në një restorant në Sauk. Isha me Fatos Klosin dhe me ca miq të tjerë, nga Vlora, nga Delvina etj. Kur hymë atje, vjen e më takon një person i shëndoshë e me flokë të gjata.
Nis votimi për referendumin e pavarësisë në Skoci
Ka nisur sot referendumi për pavarësinë në Skoci. Pyetja në fletën e votimit është: “A duhet të jetë Skocia një vend i pavarur?”. Rezultatet pritet të dalin të premtetn paradite ndërsa votimet mbyllen në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme. Referendumi pritet me shumë ankth në Britani, pasi konsiderohet si fundi i një historie të përbashkët shumë të gjatë. Një arsye tjetër, në mos kryesorjas është edhe pasoja ekonomike.
“Panorama” shkruan se hetimi për vjedhjen në BSh, ka lënë jashtë shefin e sigurisë. Për të cilin shton se është babai i Drejtoreshës së Tatimeve
Fakti u pohua fillimisht në emisionin “Opinion” nga drejtuesi i tv “Klan” Aleksandër Frangaj, më tej në intervistë nga ish-kryemiistri Sali Berisha në emisionin “Studio e Hapur”, kurse sot ka qenë gazeta “Panorama” që ka shkruar diçka për këtë. Bëhet fjalë për arrestimet munguara sipas tyre në çështjen e Bankës së Shqipërisë, ndër të cilët edhe shefi i sigurisë së Bankës. Në këtë rast ai është Ibrahim Shehaj dhe është babai i Briseida Shehaj, drejtoreshë e Tatimeve.
Albin Kurti: “Serbia është problemi numër një i Kosovës, jo radikalizmi fetar”. Disa konsiderata edhe për Enverin, Titon, Berishën dhe Edi Ramën
Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita”. Kurti ka folur poër zhvillimet politike në Kosovë, për organizimin opozitar kundër Hashim Thaçit, por edhe për radikalizmin fetar. Dhe ka ndarë këtë gjykim, që hedh dritë mbi qëndrimet e VV-së kohët e fundit. “Sigurisht që ka ekstremizëm fetar. Sigurisht që ka ekstremizëm islam. Mirëpo ka një tendencë të vazhdueshme të regjimit në Kosovë që të thotë se rreziku kryesor për Kosovën është Islami ekstrem dhe jo Serbia e korrupsioni.
Diskutim për tolerancën fetare në “Top-Show”. Xhufi, Doda, Nano, Meta dhe Maks Velo komentojnë edhe reagimin ndaj intervistës së fundit te “Mapo”
Maks Velo ka folur sot në mbrëmje në “Top-Show” për intervistën e tij dhënë gazetës “Mapo” e cila provokoi shumë debate dhe reagime. “Unë nuk jam kundër Veriut, por kundër veriorëve që bëjnë krime. Unë u pyeta specifikisht dhe iu përgjigja pyetjes që më bëri ai dhe nuk mu kërkua të bëj krahasim me Jugun”, ka thënë ndër të tjera Velo. Sipas tij ka statistika që flasin se në Veri ndodhin më shumë krime dhe se për këtë natyrisht ka disa faktorë. Velo ka përmendur rastin e vizitës së Bushit në vitin 2010 dhe faktin se stafi mori masa që ai të hiqte orën. Detaj ky që sipas tij është turp.
Papa Françesku në Shqipëri, priten 100 mijë pelegrinë
Emisioni “Top-Show” ka patur sot si temë vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator. “Habemus Papam” ishte titulluar emisoni, duke huazuar shpalljen që bëhet në Vatikan me rastin e zgjedhjes së Papës së ri. Të ftuarit, që kanë qenë Mesila Doda, Dom Gjergj Meta, Ledi Shamku Shkrei dhe prof. Pëllumb Xhufi, kanë vlerësuar vizitën si shumë të rëndësishme, sidomos sepse Shqipëria është zgjedhur si pikënisje e turit europian, ose si vendi i parë europian që viziton Papa.
Gjiknuri: “Çmimin e energjisë e përcakton ERE. Qeveria në çdo rast do të mbrojë konsumatorët dhe familjarët”
“Enti Rregullator i Energjisë përcakton çmimin dhe bën politikat e çmimit , qeveria në çdo rast do të mbrojë konsumatorin dhe familjarët. Asnjëri nga ne nuk ka thënë do të rritet tarifa e energjisë, kjo është një spekulim i mirëfilltë i nisur nga nënkuptime me dashje të mediave dhe në një situatë të mbartur është e lehtë të hedhësh opinione të tilla”. Kështu ka deklaruar sot në emisionin “Të bësh ekonomi” ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, I cili ka inisistuar që deklarata e tij të jepet e plotë, pasi është krijuar ideja se është qeveria ajo që rrit çmimin.