Papa Françesku në Shqipëri, priten 100 mijë pelegrinë

Postuar në 17 Shtator, 2014 16:24

Emisioni “Top-Show” ka patur sot si temë vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator. “Habemus Papam” ishte titulluar emisoni, duke huazuar shpalljen që bëhet në Vatikan me rastin e zgjedhjes së Papës së ri. Të ftuarit, që kanë qenë Mesila Doda, Dom Gjergj Meta, Ledi Shamku Shkrei dhe prof. Pëllumb Xhufi, kanë vlerësuar vizitën si shumë të rëndësishme, sidomos sepse Shqipëria është zgjedhur si pikënisje e turit europian, ose si vendi i parë europian që viziton Papa. Me interes ka qenë shifra që ka përcjell Doda, si anëtare e Komitetit Shtetëror për vizitën, sipas së cilës pritet që në Shqipëri të hyjnë mbi 100 mijë pelegrinë nga vende të tjera, Ndërsa Dom Gjergj Meta ka theksuar se janë mbi 500 njësi mediatike nga e gjithë bota, përfshirë televizonet dhe gazetat  më të mëdha që kanë kërkuar akreditimin. Sa i përket arsyeve të vizitës, të ftuarit kanë hamendësuar duke nisur qënnga toleranca dhe harmonia fetare, e deri te simbolika e aktualitetit, apo edhe martirizimin e disa klerikëve në Shqipëri.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.