Arkiv-Lajme
Ish-Guvernatori Luniku: “Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësi. I domosdoshëm rikthimi i besimit ndaj BSH-së”
Ish-Guvernatori i Basnkës së Shqipërisë në vitet 1994-1997, Kristaq Luniku ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës” ku ka komentuar zhvillimet e fundit në BSH. “Dy gjëra do të përmendja: E para pavarësia e Bankës Qendrore. E dyta, kapitali i BSh është besimi në mënyrën e administrimit të parasë, në mënyrënsesi licenson dhe rregullon bankat e nivelit të dytë dhe në mnënyrë të përgjithshme si rregullon stabilitetln.
Në Vlorë përfundon stërvitja “Imponimi-2014”, me mjete lundruese të Flotiljes Detare Pashaliman
Në hapësirën e gjirit detar të Vlorës u zhvillua stërvitja “Imponimi-2014”, ku morën pjesë mjete lundruese të Flotiljes Detare Pashaliman me katër anije, trupa nga Batalioni Special dhe dy helikopterë. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte bashkërendimi i veprimeve të Forces Detare, Forcës Ajrore dhe Forcave Speciale gjatë operacioneve për zbatimin e ligjshmërisë Detare.
Tashmë vetëm një përfaqësi në Belgjikë. Qeveria vendos bashkimin në një seli dhe titullar të ambasadës në Belgjikë dhe misionit në BE
Qeveria ka vendosur sot të bazhkojë në një seli dhe në një titullar misioni, përfaqësimin e Shqipërisë në Belgjikë dhe në Bashkimin Europian. Vendimi merret me riorganizimin e “Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”. Në funksion të realizimit të këtij riorganizimi, qeveria ka vendosur që të bëjë bashkimin e funksioneve të kreut të Ambasadës sonë në Mbretërinë e Belgjikës me atë të Misionit të Përhershëm pranë BE-së.
s.z
Udhëzimi i Shkëlqim Canit dhe Edmond Haxhinastos: “10 euro tarifë për çdo qytetar që kalon me avion kufirin e Shqipërisë”
Ministri i Financave dhe ai i Transportit dhe Infrastrukturës, pra Shkëlqim Cani dhe Edmond Haxhinasto, kanë miratuar më datën 1 shtator të këtij viti një udhëzim që rregullon tarifën e shërbimit për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë. Udhëzimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ja pika 1: “Tarifat e shërbimit, për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, është 10 euro dhe paguhet nga udhëtari në momentin e blerjes së biletës, tek shoqëritë ajrore, pavarësisht vendit apo mënyrës së shitjes së biletës”.
Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare, Kiço Fotiadhi
“Balkanweb” njofton se ka ndërruar jetë në Tiranë, në moshën 74-vjeçare, Kiço Fotiadhi, spikeri i mirënjohur i Televizionit Shqiptar, në periudhën e para viteve ’90. Fotiadhi, që vuante nga një sëmundje e rëndë, ishte ndër spikerët e parë të medias televizive ne Shqipëri dhe dallohej për zërin e veçantë, i njohur thuajse për të gjithë shqiptarët. Bëhet e ditur se nesër do të zhvillohen homazhe në mjediset e RTSH-së.
s.z
Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e qeverisë për regjistrimin e numrit IMEI të celularëve
Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë vendimin e qeverisë “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”, ose ndryshe deklarimin e numrit IMEI të celularëve. Vendimi ka qenë unanim dhe për më tepër që e dyetyrin qeverinë ta pzeullojë zbatimin e vendimit deri sa vendimi i GJK-së të hyjë në fuqi.
http://www.gjk.gov.al/web/NJOFTIM_P_R_MEDIAN_871_1-1.php
s.z
Reagime nga shqiptarë, por edhe nga partia e Lubço Georgievskit për paktin Beograd-Shkup për përfaqësim diplomatik të përbashkët
Dy ditë më parë Serbia dhe Maqedonia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për përdorimin e burimeve të përbashkëta diplomatike, që përfshin edhe shfrytëzimin në disa raste të godinave të njëjta. Sot ka disa reagime nga përfaqësues të shqiptarëve, sipas të cilëve kjo marrëveshje cenon interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Madje, marrëveshja orientohet kundër tyre. “Është fatkeqësi për ne shqiptarët, që jemi sjellë në këtë situatë që Lubço Georgievski të na tregojë se partia shqiptare të cilës ia japim votat, po bënë politikë proserbe.
Rama thotë se bëhet rishikim me rritje i buxhetit. Paratë, për invalidët, infrastrukturën, Xhaminë e Madhe dhe diçka për komunitetin bektashi
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se për herë të parë në 5 vjet, do të ketë rishikim buxheti, por që shënon rritje. “Janë 3,2 mld lekë ose 32 milionë dollarë përtej objektivit ambicioz të vendosur bashkë me FMN që na japin mundësi të fillojmë me uljen e deficitit dhe borxhit. Është e para herë pas 5 vitesh që rishikimi i buxhetit bëhet me rritje dhe jo me rënie”, tha ai, duke sqaruar edhe shpërndarjen e fondeve. Ato përfshijnë ndihmën për invalidët, por edhe investimet në infrastrukturë.
Historiani Fischer: “Vizita e Papa Françeskut, shenjë se Shqipëria është pranuar në komunitetin e kombeve”
“Gazeta Shqiptare” i ka marrë një intervistë historianit Bernd Fischer, ku ai komenton aktualitetin shqiptar.. Përfshirë edhe skandalin e Bankës së Shqipërisë. Më poshtë intervista:
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” fotografitë e 40 martirëve të kishës katolike
Fotografitë e 40 martirëve të kishës katolike kanë “pushtuar” Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Jo vetëm flamuj të Shqipërisë dhe Vatikanit, por dhe 40 fotografi të cilat paraqesin historinë e trishtë të klerikëvë që u dënuan dhe u persekutuan nga sistemi dikatorial, janë vendosur sot përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. “Dom Anton Muzaj”, “Dom Jak Bushati, “Mark Çuni”, “At Luigj Paliq(Palaj), Imzot Frano Gjini, janë disa prej emrave të martirëve të Kishës, që janë vendosur nga Ministria e Kulturës në Bulevardin kryesor të Kryeqytetit.