Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” fotografitë e 40 martirëve të kishës katolike

Fotografitë e 40 martirëve të kishës katolike kanë “pushtuar” Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Jo vetëm flamuj të Shqipërisë dhe Vatikanit, por dhe 40 fotografi të cilat paraqesin historinë e trishtë të klerikëvë që u dënuan dhe u persekutuan nga sistemi dikatorial, janë vendosur sot përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. “Dom Anton Muzaj”, “Dom Jak Bushati, “Mark Çuni”, “At Luigj Paliq(Palaj), Imzot Frano Gjini, janë disa prej emrave të martirëve të Kishës, që janë vendosur nga Ministria e Kulturës në Bulevardin kryesor të Kryeqytetit. Gjithçka në vigjilje të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.
L.V
Comments
Ideja e përkujtimit dhe

Ideja e përkujtimit dhe vendosja në vende publike e fotografive të këtyre njerëzve të nderuar është ë vlerësueshme, por do më pëlqente një pozicion pak më i denjë...se duket sikur po u bëjnë torturën e fundit duke i varur aty lart...

Dashur pa dashur dalin

Dashur pa dashur dalin parashikimet e shkrimtarit:

Te Dimri i Vetmise se Madhe, paralajmerohet hakmarrja e mundshme e Klasave te Permbysura.

Ne secilin prej drureve pergjate Bulevardit ATA, Klasat e Permbysura te Plakes Nurihan, do te varnin cdonjerin nga

Antaret e Byrose Politike...

Kjo nuk ndodhi, por ndodhi tjetra, e sotmja: Kumbaro e Edi Rames, ngjiti ne keto lartesi ata qe ishin pushkatuar,

burgosur ose internuar nga Enver Hoxha i Dimrit dhe Biroja Politike!

Ja, kete te mire ka ardhja e Papes se Romes...

Plaka Nurihan nuk mundi ta shihte me sy te saj ikjen e ambasades sovjetike, por pasradhesit e saj pane

ardhjen e ambasades amerikane, dhe tashme, per se dyti, vezullimin e Perendimit ne petkun e bardhe

te nje Pape kaq paqesor dhe te iluminuar...

Add new comment