Rama thotë se bëhet rishikim me rritje i buxhetit. Paratë, për invalidët, infrastrukturën, Xhaminë e Madhe dhe diçka për komunitetin bektashi

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se për herë të parë në 5 vjet, do të ketë rishikim buxheti, por që shënon rritje. “Janë 3,2 mld lekë ose 32 milionë dollarë përtej objektivit ambicioz të vendosur bashkë me FMN që na japin mundësi të fillojmë me uljen e deficitit dhe borxhit. Është e para herë pas 5 vitesh që rishikimi i buxhetit bëhet me rritje dhe jo me rënie”, tha ai, duke sqaruar edhe shpërndarjen e fondeve. Ato përfshijnë ndihmën për invalidët, por edhe investimet në infrastrukturë. Konkretisht akset që do të financohen janë: Kukës-Kurmë, Lushnje-Berat Lin-Pogradec, Plepa-Rriogozhinë, Korçë-Ersekë. Po kështu kryeministri ka premtuar ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë “pa pallat dhe super-merkato ngjitur siç ishte projekti nga Bashkia e Tiranës për arsye që i di mirë Bashkia e Tiranës dhe i dinë të gjithë se nuk jemi këtu të themi se kush e kishte pallatin dhe super-markatën”. Si dhe një financim për vendin e prehjes së Baba Reshatit.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rama-rishikim-buxhetit-ndertojme-xha...
Add new comment