Arkiv-Lajme

Tiranë/ Ambasada e SHBA-së: Papa Francesku në Shqipëri si modeli i harmonisë fetare në Botë

Postuar në 19 Shtator, 2014 03:38

Agjensia Telegrafike Shqiptare njofton se në faqen saj zyrtare në Facebook, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shkruar për vizitën e Papa Francesku në Tiranë, jo vetëm si vlerësim i traditës së harmonisë fetare, por si modeli i harmonisë fetare në Botë. Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë shoqërohet me një foto të Papa Franceskut dhe në fund të postimit shtrohet alternativa: A jeni dakord që Shqipëria është një model i tolerancës ndërbesimesh? “Më 21 shtator Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë.

SHBA, masakër në Florida: I dënuari vret vajzën dhe 6 nipër e mbesa

Postuar në 19 Shtator, 2014 03:23

Një 51-vjeçar në Florida ka vrarë nga goditjet me armë zjarri, vajzën e saj dhe gjashtë fëmijë, nipër e mbesa dhe më pas ka vrarë veten. Më i vogli i fëmijëve të vrarë ishte tre muaj dhe më i madhi dhjetë vjet. Zyrtarët e qytetit Bell në Florida kishin thirrur disa herë për të ndërhyrë në shtëpinë e Don Spirit, i dënuar. Ka qenë vetë ai që ka telefonuar ndërhyrjen e shpejtë të policisë dhe më pas ka qëlluar veten menjëherë pas ardhjes së agjentëve.

 

L.V

Obama pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës: Do vazhdojmë presionin për zgjidhjen e krizës

Postuar në 19 Shtator, 2014 03:20

Presidenti amerikan  Barack Obama priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, duke i premtuar atij se SHBA do të vazhdojë të mobilizojë presionin ndërkombëtar për zgjidhjen me diplomaci të krizës në Ukrainë. “Zëri i Amerikës: njofton se Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, u tha pas takimit gazetarëve se shpreson që armëpushimi dy-javor në vendin e tij të zgjasë dhe të çojë në një paqe më të gjerë. Ai tha po ashtu se është i kënaqur me ndihmën jo me armatime që Uashingtoni po i jep vendit të tij në luftën me separatistët pro-rusë në kufirin me Rusinë.

 

L.V

Durrës/ Mbërrin nga Italia “Benzi” me të cilën Papa do të udhëtojë drejt Tiranës

Postuar në 19 Shtator, 2014 02:51

Makina me të cilën Papa do të udhëtojë drejt Tiranës ka mbërritur nga Italia në portin e Durrësit rreth orës 08:00 të mëngjesit. Automjeti tip “Benz G Class” ngjyrë e bardhë dhe e zbuluar u transportua me target të linjës Bari-Durrës. Ky lloj tipi është modifikuar posaçërisht për papa Franceskun në këtë vizitë në Shqipëri. Nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës, makina u zhvendos në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të qëndruar aty deri të Dielën e 21 Shtatorit, kur Ati i Shenjtë do të mbërrijë në Shqipëri. 

 

L.V

 

Kosova pa institucionin qendror, 134 ditë që kur deputetët shpërbënë Kuvendin

Postuar në 19 Shtator, 2014 02:25

Prej 7 majit 2014 kanë kaluar plot 134 ditë që kur deputetët e Republikës së Kosovës kanë shpërbërë Kuvendin. Gazeta “Exspress” shkruan se Presidentja, Atifete Jahjaga ndërhyri shpejt duke i shpallur zgjedhjet për datën 8 qershor. Në këto zgjedhje, si rrallë herë të vlerësuara pozitivisht nga monitoruesit dhe vëzhguesit vendës e të huaj, fituese doli Partia Demokratike e Kosovës me 30,38 për qind të votave.

Britani e Madhe/ Referendumi, skocezët i thonë “Jo” pavarësisë. Alex Salmond pranon humbjen

Postuar në 19 Shtator, 2014 01:59

Skocezët i kanë thanë “jo” pavarësisë gjatë referendumit historik ku u regjistrua një pjesëmarrje masive. Fitorja e sigurt e “jo”-së u vendos përfundimisht pas numërimit të votave të 30 nga 32 qarqe. “Jo”-ja morri 55,2 për qind të votave dhe “po”-ja 44,85 për qind.

Lajme që forca të ISIS kanë hyrë në Bagdad dhe kanë goditur aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit iraken

Postuar në 18 Shtator, 2014 17:00

Forcat ushtarake të organizatës islamike ISIS duket se kanë kapërcyer qytetin fqinj me Bagdadin, vendbanmin shit, Kadhimiya, në të cilën sot shpërthyen tre autbomba dhe po godasin me mortaja aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit. Sulmi në Bagdad lajmërohet në “Twitter” nga njerëz të afërt me organizatën e që ndjekin ngjarjet në terren, që flasin edhe për hapjen e burgut në kryeqytet. Kurse “Al-Jazeera” shkruan se edhe në Kadhimiya u synua shpërthimi i burgut.

Mbyllen votimet në Skoci, pjesëmarrja 97%. Në pritje të rezultateve

Postuar në 18 Shtator, 2014 16:39

Është mbyllur votimi për referendumin në Skoci. Numërimi ka nisur dhe mendohet që rezultatet e para do të jepen brenda disa orëve. Ka patrur një përballje të vërtetë deklaratash, gati një ballafaqim i dy pasioneve të ndryshëm edhe nga emrat e njohur, si Sean Connery, David Beckham, tenisti Andy Murray, aktori Brian Cox. Duhet thënë se emrat e njohur me origjinë skoceze kanë bërë thirrje për shkëputje, kanë folur madje për Liri, duke sjellë si shembull të mirë Irlandën,  edhe kundër atyre që mendojnë se pavarësimi do të sjellë probleme.

Rama: “Nuk e dija që Fullani do të arrestohej. Ky nuk është testi i vërtetë për Prokurorinë”. Një akuzë e rëndë edhe për botuesin e “Panorama”

Postuar në 18 Shtator, 2014 14:53

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në “Opinion” se ai nuk ka qenë në dijeni të arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani. “Jam informuar kur Prokuroria ka kërkuar nga Ministria e Brendshme arrestimin”, tha Rama. Ai ka pranuar gjithësesi se Prokurori i Përgjithshëm e ka informuar se “hetimet mund të shkojnë deri Lart” dhe se komunikimi në këtë pikë ka respektuar sipas Ramës pavarësinë e pushteteve. Kryeministri ka vlerësuar se Këshilli Mbikëqyrës nuk e ka bërë punën e vet dhe se anëtarët e tij nuk kanë përvojë bankare. “Sfida është që ta çojmë në një nivel tjetër”, tha Rama.

Ambasada amerikane shpërndan një mesazh sigurie për shtetasit amerikanë lidhur me vizitën e Papës më 21 shtator

Postuar në 18 Shtator, 2014 14:02

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen e saj një mesazh sigurie për shtetasit amerikanë që dëshirojnë të jenë pjesë e ceremonive të pritjes së Papa Françeskut më 21 shtator. Ambasada u bën me dije shtetasve amerikanë se ndonëse autoritetet shqiptare do të marrin masat më të mira të mundshme, gjithsesi është i nevosjhëm kujdesi në një situatë ku sipas saj dhe vlerësimeve të tjera, turma e njerëzve në sheshin “Nënë Tereza” mund të arrijë në 500 mijë njerëz.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme