Britani e Madhe/ Referendumi, skocezët i thonë “Jo” pavarësisë. Alex Salmond pranon humbjen

Skocezët i kanë thanë “jo” pavarësisë gjatë referendumit historik ku u regjistrua një pjesëmarrje masive. Fitorja e sigurt e “jo”-së u vendos përfundimisht pas numërimit të votave të 30 nga 32 qarqe. “Jo”-ja morri 55,2 për qind të votave dhe “po”-ja 44,85 për qind. Rezultati ishte një zhgënjim i madh për kryeministrin rajonal gjysmëautonom, Alex Salmond, i cili kishte arritur një mbështetje spektakolare në fund të fushatës, por nga ana tjetër ishte një lehtësim i madhe për shefin e qeverisë qendrore David Cameron, i cili ndihej i “përhumbur” ndaj perspektivës së shpërbërjes së Britanisë së Madhe. 59 vjeçari Alex Salmond, pranoi humbjen rreth orës 6:00 me orë lokale (5:00 GMT) në një deklaratë publike në Edimburg. “Skocia vendosi, me maxhorancë, që në këtë moment të mos bëhet një vend i pavarur”, tha Salmond, kryeministri i rajonit, gjatë një deklarate publike në Edimburg. “Pranojë verdiktin e kutive të votimit dhe i kërkojë të gjithë skocezëve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të pranojnë vendimin e popullit”, shtoi ky njeri për të cilin referendumi për pavarësi përfaqëson kulmin e një lufte që zgjaste gjithë jetën e tij dhe që i cili zhvilloi një fushatë shumë me pasion muajt e fundit. I gjithëpranishëm në terren, në media, në mitingje, në rrjete sociale, Alex Salmond, 59 vjeç, luftoi deri në minutën e fundit për t’u përpjekur të bëj të triumfojë “po”-ja për pavarësinë.
L.V
Add new comment