Durrës/ Mbërrin nga Italia “Benzi” me të cilën Papa do të udhëtojë drejt Tiranës

Postuar në 19 Shtator, 2014 02:51

Makina me të cilën Papa do të udhëtojë drejt Tiranës ka mbërritur nga Italia në portin e Durrësit rreth orës 08:00 të mëngjesit. Automjeti tip “Benz G Class” ngjyrë e bardhë dhe e zbuluar u transportua me target të linjës Bari-Durrës. Ky lloj tipi është modifikuar posaçërisht për papa Franceskun në këtë vizitë në Shqipëri. Nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës, makina u zhvendos në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të qëndruar aty deri të Dielën e 21 Shtatorit, kur Ati i Shenjtë do të mbërrijë në Shqipëri. 

 

L.V

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.